Kusari-Lila paralajmëron rrëzimin e qeverisë Hoti

16 Nëntor 2020 | 09:31

Kryetarja e Alternativës, njëkohësisht deputete e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila ka paralajmëruar rrëzimin e qeverisë Hoti. Në një intervistë për Kosova Press ajo thotë se në javët në vijim do të riaktivizojnë mocionin e mosbesimit ndaj ekzekutivit. Madje shprehet e sigurt se aktualisht ka deputetë të mjaftueshëm për të ftuar seancën, e më pas votuar pro shkarkimit të kryeministrit Avdullah Hoti.

 “Natyrisht se mbetet aktuale kërkesa jonë për mbledhjen e nënshkrimeve për rrëzimin e qeverisë apo mosbesimin e Qeverisë Hoti. Por, do të rishikohet në javët në vijim ripozicionimi ynë si Grup Parlamentar, në kuptimin e organizimit dhe marrjes së mbështetjes dhe nga deputetë të tjerë të gatshëm për të rrëzuar Qeverinë Hoti.

Nuk mund të mohoj, as pohoj në këtë moment dhe këto rrethana. Por, besoj që mund të ketë mjaftueshëm deputetë të shumicës shqiptare, por edhe pakicave të tjera për të ftuar seancën fillimisht, e më pastaj për të votuar mocionin e mosbesimit për qeverinë Hoti.

Po mendoj se kur arrihet ajo pikë mund të mbeten vetëm disa deputetë të LDK-së që do të mbështetin këtë qeveri, ashtu siç po shihet dallimet po thellohet edhe ndërmjet partnerëve qeverisës, por edhe partitë që e kanë mbështetur”, thotë Kusari-Lila.

Sipas saj zgjidhja e vetme për rrethanat aktuale politike janë zgjedhjet. Këtë e bazon edhe në mungesën e numrave të koalicionit qeverisës në Kuvend dhe dështimin e miratimit të Projektligjit për rimëkëmbjen ekonomike.

“Vendi mund të ketë vetëm një zgjidhje, e cila është shkuarja në zgjedhje. Atë në një zgjedhje të jashtëzakonshme që do të organizoheshin konfrom masave për ruajtjen e shëndetit publik, siç është bërë në tërë botën. Tash edhe në vendet demokratike që kaluan në procese zgjedhore. Daljen e një qeverie me legjitimitet dhe një Kuvendi me përgjegjësi dhe program intensiv të ruajtjes së shëndetit, por edhe rimëkëmbjes”, u shpreh ajo.

Kusari-Lila foli edhe për dialogun Kosovë-Serbi, për të cilin u shpreh se duhet të ketë rivlerësim të tërësishëm.

“Këto rrethana duhet të ketë rivlerësim të dialogut, definitivit. Duhet të shikohet pozicioni dhe nuk kemi parë ne një strategji për dialog. Do të thotë qeveria e Kosovës aktualisht kanë shkuar në dialog me agjenda të përcaktuara nga të tjerët, nuk ka dalë në mënyrë proaktive të përcaktojë agjendë të vetën. Nuk ka treguar konsistencë në qëndrime të cilat janë me rëndësi për qytetarët e Kosovës, ka treguar që shkon me dinamikën që ia përcakton tjetër kush”, tha ajo.

Kandidaturën e kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj për president të vendit dhe kërkimin e votave për këtë postë, Kusari-Lila e cilësoi anti-kushtetuese. 

“Zotëri Haradinaj ka treguar që nuk është fare adekuat për këtë zyrë, me vetë faktin si ka filluar të kërkojë vota, duke filluar të bëjë gabime përmbajtjesore. Nuk i ka njohurit bazike për Kushtetutën e vendit, duke ofruar vota ‘veresi’ për të ardhmen nga pozita e presidentit që është shkelje e kushtetutës”, thotë ajo.

Lexoni gjithashtu: 

Mosmarrëveshjet, Kosova mes zgjedhjes së Presidentit dhe dialogut me Serbinë

Posti i presidentit, Ramush Haradinaj: Nuk është koha të flasim për këtë, erdha për mbështetje

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha se zgjerimi i NATO-s për të përfshirë Kosovën aktualisht nuk është në krye të agjendës së aleatëve, por...
08:17 | 04/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026