Rikthehen linjat e transportit në Gjermani

28 Mars 2023 | 10:56

Linjat e transportit publik në Gjermani janë rifunksionalizuar në orët e para të së martës, pas një greve masive të punëtorëve të transportit të hënën, çka ka ndikuar në paralizim të shumë sektorëve tjerë.

Mijëra punëtorë të aeroporteve, hekurudhave dhe linjave të autobusëve e metrove, kanë mbajtur grevën në kërkim të një page më të mirë.

Në Aeroportin e Frankfurtit, më të madhin në Gjermani, të hënën nuk është ofruar asnjë shërbim për pasagjerë dhe trafiku ajror pothuajse është ndalur plotësisht, shkruan REL.

Pavarësisht se greva ka përfunduar në mesnatë, pasagjerët ende po përballen me vonesa dhe anulime të fluturimeve dhe udhëtimeve tjera me trena në distancë të gjatë, ka thënë një zëdhënës për kompaninë kombëtare të hekurudhave Deutsche Bahn.

Greva 24-orëshe është thirrur nga dy sindikatat më të mëdha të punëtorëve në Gjermani: Verdi dhe EVG.

Ato kanë kërkuar paga më të mëdha për punëtorët, në mënyrë që të përballen më lehtë me nivelin e lartë të inflacionit.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026