Kosova ”harron” të fitojë, dardanët mposhten nga Sllovenia, suksesi mungon prej një viti

16 Nëntor 2020 | 10:06

Pavarësisht se bëri një ndeshje të mirë, përfaqësuesja kosovare e futbollit u mposht 2-1 në minutat e fundit në transfertën e Sllovenisë.

Një penallti e dyshimtë e akorduar nga kryesori në minutat e fundit i hoqi një pikë përfaqësueses kosovare.

Por pavarësisht se humbja përballë sllovenëve ishte e pa merituar duhet thënë se dardanët kanë bërë një ecuri shumë negative në këtë edicion në Ligën e Kombeve.

Janë luajtur 5 ndeshje dhe Kosova renditet e parafundit në grupin e tretë të Ligës C me vetëm 2 pikë të grumbulluara duke lënë pas vetëm Moldavinë që të vetmen pikë të marrë e ka pikërisht në përballjen me Kosovën.

Në 10 ndeshjet fundit dardanët nuk kanë arritur të fitojnë asnjërën prej tyre duke koleksionuar plot 8 humbje edhe vetëm 2 barazime.

Viti 2020 ka rezultuar vërtet negativ për ta pasi fitorja e fundit daton në 14 tetorin e vitit të shkuar përballë Mali të Zi.

Ndeshja e radhës është të mërkurën përballë Moldavisë që përmbyll këtë edicion të Nations League por tashmë sytë e përfaqësueses së Kosovës janë nga kualifikueset e Kampionatit Botëror 2022 me shpresën se kjo skuadër do t’i rikthehet shkëlqimit që pati në edicionin e parë të Ligës së Kombeve.

.     

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione

Trajneri Rolando Maran ka debutuar me humbje në stolin e kombëtares shqiptare, duke u mposhtur 0-1 në miqësoren përballë Izraelit. Ndonëse ishte një ndeshje miqësore,...
22:17 | 03/06/2026

Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”

Shqipëria është mposhtur 0-1 nga Izraeli në ndeshjen miqësore të zhvilluar në stadiumin “Air Albania” në Tiranë. Goli i vetëm i takimit u shënua në...
21:50 | 03/06/2026

Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime

Botërori FIFA 2026 pritet të jetë një nga ngjarjet që do t’i japë shtysën më të madhe turizmit në Amerikën e Veriut. Sipas Këshillit Botëror...
20:32 | 03/06/2026