Fact-checking për pandeminë | Rama: Shqipëria bilanc ”nën mesataren e rajonit”
Kryeministri Edi Rama rendi të sigurojë qytetarët të hënën duke theksuar se Shqipëria ka numrin e infektimeve dhe viktimave nga COVID-19 “nën mesataren e rajonit”.
Përmes një postimi në Facebook kryeministri Rama nuk përmendi shifra konkrete, nuk foli aspak për numrin e testimeve, por këmbënguli se “spitalet nuk kanë asgjë mangët nga kudo qoftë tjetër nëpër Evropë” dhe se qeveria e tij “është në krye të detyrës”.
Euronews Albania përmblodhi të dhënat zyrtare të shtatë vendeve të Ballkanit Perëndimor nga të cilat rezulton se kryeministri ka të drejtë për shifrat që pretendon, mirëpo konteksti i situatës mund të jetë ndryshe nëse shtojmë dhe raportin e numrit të përgjithshëm të testimeve.
Në raport rajonal Shqipëria ka bilanc më të lehtë për numrin e rasteve dhe viktimave për çdo 1 milionë banorë, mirëpo ka një bilanc tejet më të keq për numrin e testimeve. Numri i ulët i testimeve lë jashtë bilancit zyrtar raste të padiagnostikuara dhe panoramën reale të pandemisë në vend.
Për testet faktikisht qeveria është vënë nën trysni nga opozita, e cila prej muajsh ka bërë thirrje për shumëfishimin e tyre.
Autoritetet shqiptare kanë kryer rreth 153,500 teste dhe janë të fundit në rajon në raport me popullsinë – numri i ulët të testeve mund të shpjegohet prej faktit se deri më 23 korrik ato kryheshin vetëm nga Institutin e Shëndetit Publik, testimi në klinikat private ndalohej.
Pas muajit gusht kapacitetet testuese janë rritur ndjeshëm në Shqipëri. Vlen të thuhet se në tre muajt e fundit janë kryer dyfish më shumë teste se sa pesë muajt e parë, periudha mars-korrik e mbledhur bashkë – 105,173 teste kundrejt 48,319 testeve.
Gjysma e këtij dyfishimi testesh ka ndodhur muajin e fundit.
Më konkretisht – gjatë periudhës 16 teotor-16 nëntor, – autoritetet publike dhe private kryen rreth 54,500 teste me një mesatare 1,758 teste në ditë. Prirje kjo sa dyfishi i një muaji më parë dhe më shumë se 10-fishi i periudhës mars-prill kur vendi ishte në izolim të plotë.
Mirëpo kjo prirje nuk ka mjaftuar sa për ta ndryshuar gjendjen në raport me vendet e rajonit. Shqipëria mbetet shumë prapa për sa i përket diagnostikimit të rasteve të reja.
Ato testojnë rreth 3 herë më pak se mesatarja e rajonit, ndërsa Serbia kryeson mbi të gjitha shtetet me rreth 217 mijë teste për çdo 1 milionë banorë – sa katërfishi i Shqipërisë, Serbia vlen të thuhet se është i vetmi shtet që ka kapërcyer kuotën e 1 milionë testimeve nga shtatë shtetet e rajonit.
Në raport me popullsinë, Serbia është shteti që ka raportin më të vogël të vdekjeve, më pas vjen Shqipëria, Kroacia dhe Kosova.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta