Albana Osmani sjell librin “Çika”, romanin e parë fantastiko-shkencor të saj
Një aventurë epike për inteligjencën artificiale dhe mbrojtjen e detajeve që përbëjnë njerëzoren është në qendër të një romani fantastiko-shkencor për të rinj, publikuar së fundmi nga autorja Albana Osmani.
“Çika në betejë me Inteligjencën Artificiale” rrëfen historinë e një rendi të ri ndërplanetar, që është vënë prej kohësh në kërkim të elementit që do t’u sigurojë fuqinë dhe epërsinë e plotë: njerëzores.
Romani shoqërohet përmban ilustrime origjinale të Osmanit, që ka përfytyruar heroinën kryesore të historisë dhe skenat më të ndjera të rrëfimit.
“Çika në betejë me Inteligjencën Artificiale” është i disponueshëm në gjuhën shqipe dhe angleze, në versionin e shtypur dhe atë digjital.
Në fakt dalja për herë të parë e librit të Osmanit në anglisht ishte ekskluzivitet jo vetëm i intervistës por dhe i Euronews Albania, me të cilin duket se autorja ka një lidhje.
Një detaj interesant është se përkthyesja e librit në anglisht është Dena Ristani, që aktualisht është gazetare në redaksinë digjitale të televizionit, për të cilën Osmani shprehu mirënjohjen.
“Librin ia kam dedikuar mbesës sime që ajo të jetë versioni më i mirë i vetes së saj. T’i përcjell forcën e çikës. E kam nisur në vitin 2019 dhe vitet e fundit ritmi i jetës nuk ka ndaluar por boshtin e kam hedhur në ato netët e mia dhe prisja me padurim a zhvilloja. Ka vendosur shumë nga energjia dhe bota ime” tha autorja Albana Osmani në një intervistë për Ilva Taren.
“Beteja mes teknologjisë që sipas atyre që thonë shkencëtarët, me shumë gjasa sepse unë nuk jam kompetente, do të marrë kontroll mbi njerëzimin dhe nisur nga kjo që mund të ndodh, mund të jetë katastrofike për njerëzimin atëherë këtu pata hapësirë për të fluturuar në këtë vendin tim”, shtoi moderatorja televizive, gjithashtu e njohur për nismat e saj humanitare.
Albana Osmani thotë se libri rekomandohet “për moshat mbi 9 vjeç deri në 100” dhe tregon se do të ketë edhe një vëllim të dytë që ka nisur ta përgatisë.
Për nismat e saj humanitare “Ti je luledielli”, dedikuar fëmijëve në nevojë, Albana tha se brenda fundit të këtij viti do të dorëzojnë pajisje për tre spitale për t’u ardhur në ndihmë fëmijëve të sapolindur.
E pyetur nëse do të rikthehet në televizion, prezantuesja e njohur kishte këtë përgjigje: “Mendoj se kam lindur për të bërë televizion po shoh për të dritaren ku unë mund të ndihmën në shtëpinë time.”
Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare
Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës
“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta