Neritan Sejamini analizon buxhetin 2021: Qeveria parashikon rritje të ardhurash në kohë krize
Parlamenti ka miratuar këtë të hënë buxhetin e vitit 2021 me 84 vota pro bashkë me disa ndryshime të momentit të fundit. Të ardhurat totale parashikohen të rriten 10.6 %, ndërsa shpenzimet publike për vitin 2021 janë planifikuar në 587.6 miliardë lekë ose 34.9% e PBB.
Shëndetësia, si një ndër prioritetet kryesore të buxhetit për vitin e ardhshëm, do të rritet me 23.3 për qind, ndërsa risi e javës së fundit ishte edhe kurimi falas, për popullatën që do të preket nga Covid-19. Për rimbursimin e barnave shteti do të paguajë 1.2 miliardë lekë.
Neritan Sejamini, drejtues i emisionit “Me Pak Fjalë” në Euronews Albania duke analizuar atë çfarë parashikohet në këtë buxhet, thotë se qeveria ka parashikuar shpenzime jo realiste të bazuara në të ardhura që janë praktikisht të pamundura për t’u realizuar.
“Ka një parashikim të ardhurash të pazakonta në një vit krize. Të ardhurat do të jenë më të pakta por parashikimet e qeverisë janë shumë optimiste. Qeveria parashikon vitin më të mirë për të ardhurat tatimore. Viti 2021 sipas qeverisë do të jetë viti më i mirë për të ardhurat tatimore, në një kohë kur do të ishte e jashtëzakonshme nëse do të ishte një vit i zakonshëm”, tha Sejamini.
Sipas gazetarit buxheti është elektoral duke thënë se pas zgjedhjeve kushdo që do të jetë në qeveri do të duhet të bëjë një ndryshim radikal për të ardhurat dhe shpenzimet.
“Qeveria ka parashikuar të ardhura në një masë shumë të madhe se sa do të marri realisht dhe mbi këtë ka parashikuar investime shumë jo realiste. Që në nëntor do të nisë të prokurojë investime e vitit 2021 që në nëntor edhe pse buxheti hapet më 1 janar. Qëllimi është elektoral dhe kërkon të tregojë që kudo është kantier ndërtimi”, përfundoi Sejamini.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta