COVID-19, mjeku Gani Abazi: Para Krishtlindjes pritet të fillojë vaksinimi i grupeve të rrezikut
Eksperti i Shëndetësisë Publike në Universitetin e Harvardit, zoti Gani Abazi tha në Euronews Albania se vaksinat e COVID, të cilat kanë dalë në treg, kanë një efektshmëri shumë të lartë.
“Vaksinat janë një lajm jashtëzakonisht i mirë, si dhe efektiviteti i vaksinës të parë dhe të dytë kalojnë 90%. Kjo do të thotë që para Krishtlindjes pritet të fillojë vaksinimi i grupeve të rrezikut dhe për njerëzit që kanë imunitet të dobët. Planet shkojnë në 300 mln doza. Kjo do të shkojë në disa faza, faza e parë janë njerëzit e moshuar, dhe ata që kanë sistemin imunitar shumë të dobët”, tha ai.
“Është një lajm shumë i mirë kjo e vaksinave, se një pjesë e vaksinave e kanë efektivitetin 60%. Kjo është jashtëzakonisht shumë mirë”, u shpreh ai më tej.
“Presidenti i ardhshëm, Joe Biden ka thënë se që në ditën e parë ai do të bëhet president, ai do të ri-anëtarësoj SHBA në Organizatën Botërore të Shëndetësisë”, nënvizoi ai.
Sipas Abazit edhe në SHBA ka teori konspirative edhe dyshime për vaksinimin dhe për epideminë me koronavirus.
“Mendoj që në SHBA ka teori konspirative edhe dyshime për vaksinimin dhe dyshime për epideminë me koronavirus. Por kur procesi udhëhiqet nga shkencëtarët dhe nuk ka ndërhyrje politike, besueshmëria do të jetë më e madhe”, përfundoi ai.
Lexoni gjithashtu:
Amerikanët prodhojnë vaksinën tjetër, ofron 95 për qind mbrojtje ndaj COVID-19
Krijuesi i vaksinës së COVID-19: Jeta do t’i kthehet normalitet dimrin tjetër
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta