Të pagjeturit e luftës, Gërxhaliu: Kemi pasur bashkëpunim të mirë me autoritetet serbe

17 Nëntor 2020 | 06:45

Kizhevak afër Rashkës në Serbi janë gjetur mbetje mortore që dyshohet se janë të shqiptarëve të Kosovës.

Drejtori i Institutit të Mjekësisë Ligjore në Kosovë, Arsim Gërxhaliu në një intervistë për Euronews Albania tha se ka qenë prezent në vendin ku janë gjetur mbetjet.

“Që prej tre javësh ekipi i mjekësisë ligjore ishte në terren dhe lajmi është konfirmuar ditën e djeshme,” – u shpreh Gërxhaliu.

Drejtori i Institutit të Mjekësisë Ligjore tregoi se ky është një lajm shumë i mirë i pritur prej kohësh dhe ende nuk mund të specifikojnë vendin apo numrin e saktë të të gjeturve. E vetmja gjë që dinë është se janë trupat e shqiptarëve të Kosovës.

“Me ligjet e Serbisë tani lënda kalon nga prokurori te gjykatësi dhe ost në orën 9 do të bëhet një takim ku do të merren vendimet e qasjes së terrenit kurse nga aspekti profesional menjëherë ndërpritet puna me eskavator dhe makineri të rëndë dhe fillohet me vegla dore,” – tha Gërxhaliu.

Pyetur nga gazetarja Mulaj rreth bashkëpunimit me autoritetet serbe z. Gërxhaliu pohoi se kanë pasur një bashkëpunim të mirë dhe që prej fillimit të marsit autoritetet atje kanë punuar me dy eskavator për të pastruar terrenin nga gurët dhe për ta bërë gati për këtë moment.

 

Lexoni gjithashtu: 

Të pagjeturit e luftës së Kosovës, në Serbi zbulohen mbetje mortore që dyshohet se janë të shqiptarëve

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026

Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, tha se rruga e vendit drejt Bashkimit Evropian është interes strategjik shtetëror. Këto deklarata ajo i...
13:38 | 03/06/2026