Pengesa e anëtarësimit: Zënka për rrënjët bullgare, Sofja bllokon anëtarësimin

17 Nëntor 2020 | 07:17

Një zënkë mbi Goce Delçev, një hero kombëtar në Bullgari por edhe në Maqedoninë e Veriut, tipizon një sërë mosmarrëveshjesh që kërcënojnë të bllokojnë bisedimet e anëtarësimit të Shkupit në BE. Sofja po kërkon që udhëheqësi revolucionar të njihet vetëm si një figurë historike Bullgare. Në qoftë se Maqedonia e Veriut nuk bie dakord, Bullgaria thotë se procesi i bisedimeve nuk duhet të përparojë.

Komisioni i Përbashkët Akademik për zgjidhjen e kësaj mosmarrëveshje për shkak të qasjeve të ndryshme në interpretimin e historisë ka pasur disa përpjekje të dështuara për të arritur në një konkluzion që kënaq të dyja palët.

“Në profesionin tonë, qasja e krijimit të së vërtetës historike është një rrugë që të çon në një katastrofë,. Prandaj, qasja është të kuptojmë historinë, me kemi botëkuptime të ndryshme, dhe të gjejmë një zgjidhje  për të mos krijuar antagonizma dhe ndarje midis shoqëritë. Pra, kjo është mënyra se si duhet të qasemi dhe si duhet të punojmë për të kapërcyer çështjen aktuale”, tha Petar Todorov, anëtar në komisionin e përbashkët Maqedoni e Veriut – Bullgari.

Në Këshillin e Ambasadorëve të zhvilluar javën e kaluar në Bruksel, diplomacia bullgare paraqiti disa kushte në mënyrë që të japë dritën jeshile për negociatat e pranimit në BE të Maqedonisë së Veriut. Njëra prej tyre sipas Sofjes zyrtare ishte njohja e së vërtetës historike rreth rrënjëve Bullgare të historisë së Maqedonisë së Veriut

“Bullgaria ka ngritur disa çështje në tekstin e kornizës së negociatave në lidhje me emrin e shkurtër dhe gjuhën. Ne jemi gati të bëjmë shpjegime që do të lehtësojnë disa nga shqetësimet lidhur me interpretimet e bëra me këto segmente të negociatave. Por, ne nuk mund të diskutojmë për atributet e identitetit që burojnë nga e drejta e vetëvendosjes dhe vetë-shprehjes së njerëzve”, u shpreh Bujar Osmani, ministër i Jashtëm i RMV.

“Pasi zgjidhën përfundimisht një mosmarrëveshje të gjatë me Greqinë mbi emrin e saj, ambiciet e Maqedonisë së Veriut në BE tani përballen me sfida të reja nga Bullgaria. Çështjet në fjalë janë themelore për identitetin kulturor dhe historik të kombit… dhe kompromiset e vështira mund të të përmbushen nëse vendi dëshiron të përshpejtojë proceset e pranimit në BE”, shpjegon Borjan Jovanovski nga Euronews.

 

Lexoni gjithashtu:

‘Procesi nuk është bllokuar’, vetoja e Bullgarisë ndaj RMV-së, ekspertja: Është luftë e brendshme politike

Bullgaria “veto” RMV-së, analisti Musliu: Si shtet më i madh nuk duhet ta bllokojë integrimin

Sofja u kërkoi të pranonin rrënjët bullgare në këmbim të BE, Zaev: Ka çështje për të cilat nuk mund të negociohet

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

PZAP gjobit Vetëvendosjen me 5,100 euro për përfshirjen e një fëmije në fushatë zgjedhore

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka aprovuar ankesat e paraqitura nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Instituti i Kosovës për Drejtësi kundër Lëvizja...
16:11 | 03/06/2026