KLGJ kualifikon Darjel Sinën për në Gjykatën e Lartë

17 Nëntor 2020 | 08:21

Këshilli i Lartë Gjyqësor ka kualifikuar si anëtar të Gjykatës së Lartë Darjel Sinën.

“Në përfundim të procedurave të verifikimit të thelluar të kushteve dhe kritereve ligjore, pasurisë dhe figurës, të kandidatit të katërt për gjyqtar në Gjykatën e Lartë, nga radhët e juristëve të spikatur, z.Darjel Sina, Këshilli vendosi kualifikimin e tij si dhe vijimin e procedurave të emërimit në Gjykatën e Lartë”, bëhet me dije në njoftimin e KLGJ.

Vakanca në Gjykatën e Lartë erdhi pas shkarkimit të Xhezair Zaganjorit për shkak të vettingut.

Me emërimin në Gjykatën e lartë, Sina i cili aktualisht kryen funksionin e Komisionerit Publik në procesin e vetingut të prokurorëve dhe gjyqtarëve, e çon në katër numrin e anëtarëve të kësaj gjykate.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026