Ish-krerët e UÇK-së në Hagë, avokati: Nesër do të diskutohet çështja e paraburgimit
Avokati Mahmut Halimi është shprehur për Euronews Albania se në seancën e nesërme në Hagë ndaj krerëve të UÇK-së, do të diskutohet çështja e paraburgimit, masat e sigurisë.
“Të them të drejtën është sipas gjithë gjasave, nesër do të mbahet një konferencë që do të diskutohet çështja e paraburgimit, masat për sigurimin e të pandehurve në procedurë.
Do të shtrohen disa çështje, të cilat janë të lidhura me rregullat e procedurës së tribunalit të Gjykatave të Specializuara. Është tepër herët për të thënë që çfarë do të ndodhë.
Përmbledhja është kjo, që nesër është ajo seancë që mund të bëhet fjalë për çështjen e masave, a do të hiqet paraburgimi, propozimet e dorëzuara më shkrim. Mbrojtësit kanë pasur kohë për të dorëzuar propozimet e tyre”, u shpreh ai.
Avokati theksoi më tej se në seancën dëgjimore ish-krerët e UÇK-së u mbrojtën në mënyrë profesionale.
“Mund të them se mbrojta e cila është prezantuar në seanca dëgjimore, është prezantuar në mënyrë profesionale.
Profesionalizmit mund të tregohet më vonë, në ballafaqimet e lëndës me provën, me dëshmitë”, tha ai.
“Çështja e mandatit të Gjykatës Speciale, gjithsesi duhet të preket. Mandati i Gjykatës Speciale ka qenë për 5 vite dhe ka skaduar, në muajin gusht mesa di unë. Ai mandat ka skaduar”, përfundoi ai.
Lexoni gjithashtu:
Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet