Përfishet nga flakët dyqani i tekstileve në Pogradec, shkak rrjedhja e bombolës së gazit

17 Nëntor 2020 | 09:10

Një dyqan tekstilesh që ndodhet në zonën e tregut në Pogradec, i cili funksiononte edhe si rrobaqepësi është përfshirë nga zjarri në orët e para të mëngjesit.

Gazetari Xhensil Shkëmbi raporton se dyshohet se shkak i zjarrit ka qenë rrjedhja e bombolës së gazit që përdorej për ngrohje.

Si pasojë e flakëve është djegur depoja e dyqanit e cila ishte me mall brenda.

Ndërhyrja në kohë e zjarrfikësve ka bërë që të shuhej në kohë zjarri, pasi në rast të agravimit të situatës rrezikonin të përfshiheshin edhe disa dyqane të tjera, të cilat kishin materiale tekstili.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026