Ofertë faraonike për Ramos, PSG i ofron kapitenit të Real Madrid 20 milion euro në sezon
Sergio Ramos është një nga lojtarët më të rëndësishëm të Real Madrid, por në anën tjetër spanjolli është në vitin e fundit të kontratës me “galaktikët”.
Mbrojtësi ende nuk ka vendosur se ku do të jetë e ardhmja e tij, edhe pse vetë ai e ka pranuar se dëshiron që të qëndrojë në Madrid.
Megjithatë mediat spanjolle kanë raportuar se për kapitenin e “Los Blancos” në horizont është një ofertë e majme nga PSG. Sipas asaj që raporton AS, kampionët e Francës janë të gatshëm që ti ofrojnë Ramos një kontratë 3-vjeçare, me një rrogë prej 20 milionë eurosh neto në sezon.
Një mundësi e mirë për një 30-vjeçar, megjithëse edhe pse në një moshë të konsiderueshme ai mbetet një nga mbrojtësit më të mirë në kontinentin e vjetër.
PSG do të ndërtojë një ofertë konkrete deri në datën 1 janar, kur Ramos ka të drejtën të negociojë me cilëndo skuadër që ka interes për të.
Edhe pse oferta e francezëve është mjaft tunduese, Ramos pritet që të ulet në bisedime me presidentin Florentino Perez. Megjithatë, Real Madrid vështirë se do ti ofrojë një kontratë që të shkojë më shumë se dy edicione.
Gjithçka është në dorën e Ramos, nëse do të vazhdojë të qëndrojë në Madrid, ku ka fituar gjithçka, apo do të provojë një aventurë të re në Paris.
Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione
Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”
Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta