Shtyhet për herë të dytë seanca ndaj Valdrin Pjetrit në Gjykatën e Tiranës

17 Nëntor 2020 | 11:52

Seanca për shqyrtimin e kërkesës për pushimin e hetimeve ndaj Valdrin Pjetrit është shtyrë për të dytën herë në Gjykatën e Tiranës.

Gjyqtarja Oltiona Goxha ka dhënë dorëheqjen nga gjykimi i kërkesës dhe në vendin e saj është përzgjedhur gjyqtari Artan Gjermeni.

Valdrin Pjetri i zgjedhur në krye të Bashkisë së Shkodrës në zgjedhjet e 30 qershorit u mor i pandehur për falsifikim të formularëve.

Sipas hetimeve Pjetri nuk kishte deklaruar hetimin dhe dënimin në shtetin italian për probleme me lëndët narkotike.

Por, pas disa muajsh hetime Prokuroria vendosi të dërgoi për pushim çështjen në gjykatë, me argumentin se vendimi i gjykatës italiane e ndalonte Valdrin Pjetrin ta deklaronte atë.

Kandidati socialist Pjetri, para zgjedhjeve të vitit 2019, mbante pozicionin e kryeregjsitruesit në Zyrën e Përgjithshme të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, ndërkohë që më parë qe angazhuar në Agjencinë e Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara sipas “ligjit Anti-Mafia dhe Financimit të Terrorizmit” dhe pati mbajtur poste të rëndësishme në ministrinë e Mbrojtjes.

Lexoni gjithashtu:

Prokuroria kërkon pushim të hetimeve ndaj ish-kandidatit socialist për bashkinë Shkodër Valdrin Pjetri

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026