Akuzat ndaj Bashës, Mustafa: Nuk janë të vërteta, s’ndihmojnë ish-krerët e UÇK-së në Hagë

17 Nëntor 2020 | 12:07

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka reaguar për debatin në Shqipëri mes Edi Ramës dhe  Lulzim Bashës për UÇK-në. Nëpërmjet një postimi në Facebook ai shprehet se është shumë e rëndë që në vitin 2020 të “zbulojmë” se dikush nga Shqipëria pas çlirimit paska qenë kundër UÇK-së. Sipas tij këto të pavërteta nuk ndihmojnë ish-pjesëtarët e UÇK-së, të cilët ndodhen në Hagë. 

“Të nderuar qytetarë, Shqipëria i doli në krah Kosovës në në kohët më të vështira rrugën e saj të çlirimit dhe shtetndërtimit, si gjatë qeverisjes së demokratëve ashtu edhe të socialistëve. Nëntë vite kam qenë në ekzil, nga viti 1990 deri më 1999, dhe e kam përjetuar Shqipërinë si shtëpinë time, shtetin tim.

E ndjej shumë rëndë që në vitin 2020 të “zbulojmë” se dikush nga Shqipëria pas çlirimit paska qenë kundër UÇK-së. Konstruktime të tilla të pavërteta, nuk iu ndihmojnë pjesëtarëve të UÇK-së që tani janë në Hagë. Nuk i bëjnë mirë të së vërtetës. I bëjnë keq harmonisë dhe solidaritetit shqiptar në Shqipëri dhe në Kosovë, që na nevojitet më shumë se çdoherë më parë”, shprehet ai. 

Ai thekson më tej se Gjykatën Speciale nuk e bëri as Basha as Berisha, por Kuvendi i Kosovës.

“Gjykatën Speciale, nuk na e bëri Lulëzim Basha, Sali Berisha, ….por për te vendosi Kuvendi i Kosovës. Nëse s’do ta bënte Kosova do të vendoste Këshilli i Sigurimit i KB. Shqipëria nuk ka dorë dhe as hile në këtë vendim dhe as në proceset gjyqësore që u zhvilluan pas lufte.  

Për ne duhet të ketë qenë nder prezenca e shqiptarëve nga Shqipëria në misionin e UNMIK-ut, sikurse edhe e kosovarëve. Ka qenë ndihmë specifike.

Baltosja e njerëzve pa asnjë arsye të shëndoshë dhe pa argumente nuk është rrugë dhe mënyrë e mbrojtjes së vlerave të UÇK-së, të vlerave të shtetit tonë dhe të shtetit shqiptar. Duhet të pushojnë sulmet e tilla, sepse po na dëmtojnë”, shrkuan Mustafa. 

Prej ditësh kryeministri Edi Rama akuzon kreun e Partisë Demokratike Lulzim Basha si të përfshirë në procesin e mbledhjes së provave ndaj luftëtarëve të UÇK-së, pas të cilave u hartua edhe raporti i Dick Marty.

Nuk ka munguar edhe një reagim nga vetë selia blu, nga e cila tha se e gjithë kjo është një maskaradë e orkestuar nga vetë kreu i qeverisë. 

Lexoni gjithashtu:

 Ish-krerët e UÇK-së në Hagë, avokati: Nesër do të diskutohet çështja e paraburgimit

Gjyqi ndaj drejtuesve të UÇK-së, nesër mbahet konferenca për ecurinë e çështjes së Thaçit, Krasniqit, Veselit, Selimit

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha se zgjerimi i NATO-s për të përfshirë Kosovën aktualisht nuk është në krye të agjendës së aleatëve, por...
08:17 | 04/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026