Dy humbje të mëdha në fushën e mjekësisë dhe mësimdhënies në betejë me COVID-19

17 Nëntor 2020 | 15:07

Është ndarë nga jeta në spitalin Infektiv doktor Ilirjan Draçi i cili ka shërbyer për vite me radhë si mjek GastroHepatolog dhe si drejtues në poliklinikën numër 1 të Tiranës.

Një një postim të disa ditëve me parë, doktor Draçi ndau një foto ku shfaqej me maskën e oksigjenit nga spitali dhe u bënte apel qytetarëve për kujdes duke u thënë se gabimi më i vogël mund t’u kushtojë jetën.

Ditën e sotme e ka humbur betejën me COVID edhe pedagogia e Fakultetit të Ekonomisë, Irena Bogdani, një nga emrat më të vlerësuar në ambientet akademike të Universitetit të Tiranës. Ajo i dedikoi jetën mësimdhënies ku kontribuoi për 3 dekada. Euronews Albania i shpreh ngushëllime familjareve.

Gjatë javëve të fundit në vendin tonë ka pasur një rritje të ndjeshme të numri të personave të prekur por edhe të atyre që kanë humbur jetën.

Vetëm një ditë më parë pati mbi 600 raste pozitive, ndërkohë që në total numri i rasteve aktive ka shkuar në mbi 14 mijë persona.

Që prej fillimit të pandemisë së COVID-19 dhe deri tani në Shqipëri ka pasur 631 jetë të humbura.

 

Lexoni gjithashtu:

Rritja e infektimeve, Komiteti Teknik i Ekspertëve vendos tre masa të reja kufizuese

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026