Gjashtë viktima dhe tjetër rekord rastesh të reja me COVID-19 në Shqipëri

17 Nëntor 2020 | 15:23

Gjashtë pacientë me COVID-19 humbën jetën 24 orët e fundit në Shqipëri ndërsa 694 persona të tjerë u diagnostikuan si të infektuar duke e çuar bilancin e përgjithshëm në 29,126 raste me 637 viktima.

Autoritetet thanë se viktimat e fundit ishin të moshave 28, 61, 63, 66, 76 dhe 78 vjeç – mes tyre mjeku Ilirjan Draçi, – nga Tirana dhe Elbasani.

Në tërësi gjatë 24 orët e fundit, autoritetet publike dhe private të shëndetësisë kryen 2,560 teste – 423 prej së cilave “për arsye depistimi (kontrolli)” –  nga ku 694 persona rezultuan pozitivë (pozitiviteti 32.4%).

Së fundmi u deklaruan të shëruar 351 persona duke e çuar totalin në 13,804 qytetarë (47.4% e totalit të rasteve) që kanë mundur ta mposhtin virusin.

Momentalisht 14,685 persona (50.4%) mbeten mbartës dhe 412 prej tyre (2.8% e rasteve aktive) janë të shtruar në spitale – 13 në terapi intensive, nga të cilët 3 të intubuar.

Tirana (me 7,158 raste) është qarku më problematik për sa i përket pandemisë pasi ka pothuajse gjysmën e rasteve aktive në mbarë vendin, më pas vijnë Durrësi (1,182 raste), Fieri (1,169 raste) dhe Korça (844 raste) me Shkodrën (812 raste).

Prej nisjes së pandemisë autoritetet publike dhe private në Shqipëri kanë kryer 160 mijë teste, nga të cilat 29,126 persona kanë rezultuar pozitivë (pozitiviteti 18.1%).

Nga të infektuarit më shumë se gjysma mbeten ende mbartës, ndërsa vdekshmëria rezulton të jetë 2.2 përqind.

Të dhëna domethënëse:

  • COVID-19 u ka marrë jetën gjashtë mjekëve: Anibal Byberi, Hysni Shkjau, Arian Pushi, Esat Pashaj, Muharrem Xhepexhiu dhe Ilirjan Draçit;
  • dita e fundit pa viktima në raportet ditore: 24 shtator;
  • më shumë të shëruar në një ditë: 564 raportuar më 16 nëtor;
  • më shumë të infektuar në një ditë: 602 raportuar më 16 nëntor;
  • më shumë viktima në një ditë: 12 raportuar më 9 nëntor;
  • viktima në moshë më të re: 21 vjeç raportuar më 15 korrik;

Masa të rëndësishme:

  • prej 17 nëntorit ndalohen tubimet partiake dhe grumbullimet me më shumë se 10 persona; lexo më shumë këtu;
  • prej 11 nëntorit ndalohet lëvizja dhe aktiviteti i bareve dhe restoranteve prej orës 22:00 deri në 06:00; lexo më shumë këtu;
  • prej 15 tetorit maska është e detyrueshme edhe në mjedise të hapura dhe të mbyllura, lexo më shumë këtu;
  • prej 23 korrikut testi për COVID-19 me tamponë kryhet edhe në klinika private; lexo më shumë këtu;
  • prej 20 korrikut ndalohet muzika pas orës 20:00, lexo më shumë këtu;

Të dhëna mbetur të paqarta:

  • nuk ka raportime vdekjesh jo-spitalore me COVID-19;
  • nuk ka raportime vdekjesh të pacientëve që janë dërguar për trajtim më të specializuar jashtë shtetit;
  • të paktën 10 raste pacientësh të infektuar nga COVID-19, nuk figurojnë në rastet e përgjithshme të të infektuarve, çështje për të cilën Euronews Albania ka kërkuar shpjegime, por nuk ka marrë përgjigje nga autoritetet, lexo më shumë këtu;
Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026