Ndryshon ligji për tenderët, “shpërfillen” ofertat me çmim të ulët
Ofertat ekonomike me çmimin më të ulët nuk do të favorizohen më në garat e tenderëve publikë. Me projektligjin i ri që po diskutohet në kuvend, synohet që të kombinohet çmimi dhe cilësia, ndërsa kompanitë që abuzojnë do dalin nga tregu për 3 vite.
Afro 99% e ofertave me vlerë ekonomikë më të ulët, në fund të garës, në tenderët publikë, shpallen fituese. Por, projektligji i ri për Prokurimet Publike do të rrëzojë këtë rregull, me argumentin për të kombinuar çmimin me cilësinë.
“Nëpërmjet këtij ligji ne nxisim përdorimin e mitit. Kjo nuk synon vetëm çmimin më të ulët, por synojmë që të kemi një kombinim midis cilësisë dhe çmimit”, deklaroi Reida Kashta, Drejtore e Agjencisë së Prokurimeve Publike.
Drejtorja e APP tha në Komisionin e Integrimit se do të forcohet edhe monitorimi, sikundër edhe penalitetet për kompanitë që do abuzojnë me cilësinë.
“Ne kemi penalizim për operatorin ekonomik në rast se nuk sjell produktin në parametrat dhe cilësinë e duhur, duke i shkaktuar atij ndërprerjen e kontratës dhe përjashtimin nga e drejta për të hyrë në procedura konkurrimi nga 1 deri në 3 vjet”.
Një tjetër ndryshim që u referua në Komision lidhet me ankesat, të cilat do të shkojnë në Gjykatën e apelit dhe jo në Gjykatën e shkallës së Parë, ku janë depozituar deri më sot.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta