Ish-anëtari i UÇK-së: Shqipëria dhe Kosova të hartojnë një rezolutë të përbashkët ndaj krimeve serbe

17 Nëntor 2020 | 16:14
Ish-anëtari i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Ramë Buja ka ftuar Kosovën dhe Shqipërinë, që të hartojnë një rezolutë të përbashkët për të dënuar krimet e kryera nga Serbia mbi popullsinë shqiptare.
 

Gjatë një interviste me gazetaren Bruna Çifligu në Euronews Albania, z.Buja theksoi se ky është një hap i domosdoshëm duke marrë parasysh zhvillimet e fundit në Kosovë, ku ish-krerët e UÇK-së u dërguan në Hagë  e ku po akuzohen për “krime lufte”.

“Qëndrimi i përbashkët i Republikës së  Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës do të ishte domosdoshmëri. Kosova ka miratuar një rezolutë kohë më parë, por edhe Shqipëria po kështu, por e mira do të ishte të kishte një rezolutë të përbashkët për këto që ndodhen për Kosovën. Më mirë të bëhet vonë se asnjëherë. Ne i kemi djemtë e UÇK në Hagë, dhe ne duhet të bëjmë punë tonë jashtë dhe ata bëjnë punën e tyre duke arsyetuar veprimet e tyre, sepse në fakt UÇK-ja asnjëherë nuk ka vepruar ndaj popullsisë civile dhe aq më pak ndaj kundërshtarëve politikë. Duhet të mendojmë mirë andej dhe këndej kufirit për Kosovën”, tha ai.

Ish-ministri i Arsimit, Ramë Buja, ngritjen e akuzave si “organizatë e përbashkët kriminale” ndaj UÇK-së e cilëson të papranueshme. Ai shtoi se Ushtria Çlirimtare e Kosovës ka bërë një luftë të drejtë, por shtoi se skenat që po shohin sot shqiptarët në Hagë janë të orkestruara nga Beogradi zyrtar.

 “Asnjë shqiptar nuk ndihet mirë me këto cilësime që i bëhen UÇK-së në Hagë, dhe po të ishte UÇK-ja ashtu siç e cilësojnë në Hagë, shtrohet pyetja pse u ndihmua nga NATO? UÇK-ja ishte një mekanizëm serioz dhe u ndihmua. Kjo që po ndodh në Hagë i përket një spektakli të zi, dhe ka një orkestrim të zi nga pas dhe kjo po bëhet nga Beogradi”, shtoi ai.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026

Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, tha se rruga e vendit drejt Bashkimit Evropian është interes strategjik shtetëror. Këto deklarata ajo i...
13:38 | 03/06/2026