Trajneri Reja optimist: Takimi me Bjellorusinë një finale më vete

17 Nëntor 2020 | 16:44

Shqipëria kërkon vendin e parë në grupin katër të Ligës C të Nations League, por për ta arritur duhet të marrë maksimumin ndaj Bjellorusisë, që momentalisht ndodhet në krye.

Fitoret me Kosovën dhe Kazakistanin kanë rritur entuziazmi në skuadër, që ka besimin maksimal që do të arrihet objektivi i deklaruar që në momentin kur u ndanë grupet. Trajneri i Shqipërisë, Edoardo Reja është optimist për të marrë një sukses të shumëdëshiruar.

“Presioni është pjesë e futbollit, të jep forcë ndonjëherë. Ne kemi cilësinë e duhur. Jam i bindur se ne do të bëjmë një ndeshje të mirë.  Nuk duhet të bëjmë gabime dhe të nxitohemi, duhet të ruajmë ekuilibrat dhe tw jemi tw sigurt në fushën e lojës. Ndeshjet zgjasin 90 minuta”, tha ai.

Sa i takon formacionit, italiani paralajmëron se nuk do të ketë ndryshime, për sa kohë skuadra u përgjigj mirë në takimin e fundit.

Nuk mendoj të bëj ndryshime të mëdha në skuadër. Në linjën mbrojtëse kam tre lojtarë të gatshëm dhe nuk është e nevojshme të bëj ndryshime. Në mesfushë, të shikojmë si do të rrjedhin ngjarjet. Aty duhet të ndryshojmë diçka”, shtoi Reja.

Në anën tjetër kapiteni Etrit Berisha beson tek cilësia e skuadrës dhe është besimplotë për suksesin ndaj bjellorusëve.

“E dimë se duhet vetëm të fitojmë dhe nuk bëjmë llogari të tjera. Kualitetin e kemi dhe duhet të jemi të qetë e të presim momentin e duhur. Kemi kualitet më shumë se të gjitha ekipet e tjera, diçka që duhet ta shfrytëzojmë. Duhet të futemi të qetë dhe të fitojmë ndeshjen. Do luajmë dhe në shtëpi dhe të gjithë çunat janë të vetëdijshëm që duhet të japin maksimumin”, theksoi Berisha.

Në rast të një suksesi të mërkurën, Shqipëria do të ngjitet në Ligën B në edicionin e ardhshëm, si dhe do të arkëtojë një shumë afro 1 milion euro.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione

Trajneri Rolando Maran ka debutuar me humbje në stolin e kombëtares shqiptare, duke u mposhtur 0-1 në miqësoren përballë Izraelit. Ndonëse ishte një ndeshje miqësore,...
22:17 | 03/06/2026

Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”

Shqipëria është mposhtur 0-1 nga Izraeli në ndeshjen miqësore të zhvilluar në stadiumin “Air Albania” në Tiranë. Goli i vetëm i takimit u shënua në...
21:50 | 03/06/2026

Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime

Botërori FIFA 2026 pritet të jetë një nga ngjarjet që do t’i japë shtysën më të madhe turizmit në Amerikën e Veriut. Sipas Këshillit Botëror...
20:32 | 03/06/2026