Të sëmurët me Covid-19 krahas ilaçeve zgjedhin të trajtohen në shtëpi me oksigjen

17 Nëntor 2020 | 18:07

Të sëmurët me Covid-19, krahas ilaçeve po trajtohen në shtëpi edhe me oksigjen, terapi kjo e cila duhet të jepet vetëm nën mbikëqyrjen e ekipeve të specializuara në spital. Kërkesa për oksigjen në Shqipëri në këtë moment është aq e lartë sa kompania e vetme ne tregun shqiptar për prodhimin dhe tregtimin e gazeve medikale jashtë kamerave thonë se nuk ka më radiator, pajisje kjo që shërben për të përcaktuar fluksin e oksigjenit.

Të vetmet aparatura që mund të gjesh në treg, edhe ato në sasi të vogla, janë ato që prodhojnë deri në 5 litra oksigjen duke i lidhur me energjinë. Administratori i njërës nga kompanitë që i disponon deklaron se kërkesa në muajt e fundit për marrje me qira apo blerje ka qenë shumë e lartë.  

“Ça ka pas gjendje Shqipëria ka mbaruar çdo gjë. Vijnë furnizime, ka më shumë kërkesa. Dhe ato që vijnë dy ditë dhe ikin , për qira nuk po jepen më se janë dhënë deri dje me qira, kanë mbaruar të gjitha, kështu që është mungesë tregu. Këto ofrojnë deri në 5 litra. Në momentin që oksigjeni bie poshtë 90 këto janë të nevojshme. Po gjithmone duhet të ketë kontaktin me mjekun që e ndjek”, tha Altin Driza 

Aktualisht ky aparat shitet nga 700 – 850 euro ndërsa për shkak të kërkesës së lartë për blerje nuk ofrohet me qira. Po kush e rekomandon marrjen e kësaj terapie në shtëpi, çka shpesh mund të rezultoi me rrezik për jetën e qytetarëve?

Mjekët e familjes thonë se detyra e tyre është trajtimi i pacientëve vetëm me medikamente dhe në rast se ata ka nevojë për oksigjen, duhet të ndiqet nga mjeku specialist. 

“Mjeku i familjes ka për detyrë të sqaroj pacientin dhe ta ketë vetëm në terapinë orale. Në fazën e tretë që kalon në fazën e insuficiencës respiratore që në këto raste mund te jepet dhe deksametazoni atëherë këshillohet një oksigjeno-terapi , por kjo nuk është në kompetencat e mjekut të familjes, këtë e vendos vetë specialisti. Ne ja referojmë specialistit duke parë dhe saturimin e oksigjenit në mushkri, në qoftë se ai kalon 90 e poshtë dhe 92 tek të sëmurët kronik”,  tha Entela Labaj.

Euronews Albania kontaktoi disa mjek specialistë, pneumologë dhe infeksionistë të cilët ndonëse nuk duan të prononcohen pranojnë se për shkak të kushteve në spitale, edhe pse nuk lejohet, ky shërbim po jepet edhe për pacientët me covid në shtëpi.

Nga hulumtimi i Euronews Albania rezulton se jo pak mjekë e infermierë të spitaleve covid po e ofrojnë këtë shërbim privatisht në shtëpitë e pacientëve.

Ilir Allkja, mjek në urgjencën e Tiranës, tregon pasojat e rënda që marrja e oksigjenit pa kriter ka sjellë tek pacientët me covid.

“Kam parë njerëz që megjithëse kanë një saturim një lidhje normale të oksigjenit në gjak, vazhdojnë të marrin oksigjen sepse mendojnë që ju bën mirë. Ky oksigjen jep shumë dëme. Jep dëmtime në tru, mund të dëmtoj veshkat, çliron radikale të cilat janë pikënisje për disa sëmundje malinje dhe fatale për jetën e njeriut. Ka plot raste  fatale edhe në shtëpi, unë personalisht kam konfirmuar disa herë vdekje të tilla në shtëpi në qytetin e Tiranës”, tha ai.

Marrja pa kriter dhe ekip të specializuar 24 orë si dhe vonesa e mbërritjes në spital sipas mjekes Silva Bala, mund të jetë arsyeja që shumë qytetarë kanë humbur jetën.  

“Kjo pandemi ka marrë jetë vetëm për faktin që pacientët drejtohen me shumë vonesë tek mjeku. Ne nuk do dëshironim kurrë që pacientët të trajtoheshin me oksigjen në shtëpi. Sepse vetë marrja e oksigjenit tregon që stadi po avancon dhe ky stad që nuk përcaktohet dot as nga pacienti as nga mjeku i familjes, nga ne përcaktohet stad i rëndë. Në momentin që pacienti ndjen vështirësi në frymëmarrje tashmë duhet të mendoj që prekja e mushkërive është e konsiderueshme dhe ai nuk mundem më kurrsesi të trajtohet në shtëpi, duhet të trajtohet në spital”, tha ajo.

Siguria e bombolave të oksigjenit është një tjetër anë e errët e këtij problem. Dy ditë më parë në familjen e një pacienti me covid në zonën e Brrylit në këtë pallat ka shpërthyer një bombole oksigjeni. Është dashur ndërhyrja e forcave zjarrfikëse, por njëkohësisht edhe e urgjencës së Tiranës, për të bërë shoqërimin në spital të pacientit, teksa sipas burimeve të Euronews Albania në banesën e tij janë gjetur disa bombola oksigjeni.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026