Frrok Çupi rendit rastësitë dhe përplasjet e fakteve mes Gjykatës Speciale dhe historisë së Kosovës

17 Nëntor 2020 | 19:34

Duke diskutuar në Euronews Albania me gazetaren Ilva Tare rreth zhvillimeve të fundit për sa i përket gjyqit të çlirimtarëve të Kosovës, analisti Frrok Çupi renditi disa argumente, të cilat sipas tij “janë përplasje ndaj historisë së Kosovës”.

Fillimisht Çupi kujtoi se Gjykata Speciale e Kosovës në Hagë u ngrit si nismë e ndikimeve të politikës serbe dhe ruse dhe që “fatmirësisht më pas u mor në dorë nga evropianët dhe amerikanët”.

“Pavarësia e Kosovës u la e mangët, u la në rrugë, ajo nuk ka të drejtë të ketë gjykata. E kuptoni se çfarë çudie e madhe është kjo [për drejtësinë],” – tha Çupi pasi kujtoi se Gjykata që po shqyrton aktakuzat ndaj ish-udhëheqësve të UÇK-së nuk është ndërkombëtare, por gjykatë e Kosovës e ngritur në Hagë.

“Gjykata Speciale i ka thirrur çlirimtarët në grup duke i akuzuar me të njëjtën akuzë çka është një nonsens i së drejtës […] Secili prej tyre paska vrarë nga 100, asnjëri 98, 115, ose tre…” – ironizoi Çupi.

“Gjykata Speciale është e njëanshme. Ajo ka mandat të përcaktuar për të gjykuar krimet e UÇK-së që kanë ndodhur nga viti 1998 deri në vitin 2000, praktikisht ka kapërcyer statusin e saj dhe po gjykon për periudha edhe të tjera,” – shtoi më tej analisti shqiptar.

“Gjykata e Hagës për ish-Jugosllavinë mbaroi mandatin në vitin 2011 dhe i dënuari i fundit ishte Radko Mlladiç, “Kasapi i Ballkanit”, por në këtë vit nisi një gjykatë tjetër për shqiptarët, është krejtësisht e qartë përpjekja për të krijuar barasvlera mes kasapëve të Ballkanit në Bosnje dhe shqiptarët,” – këmbënguli gazetari i njohur Çupi.

 

Ndiqni intervistën e plotë:

 

Lexoni gjithashtu:

Frrok Çupi: Një pjesë e madhe e kancelarive të Evropës s’janë me Kosovën

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare

Në një intervistë ekskluzive për gazetaren, Ilva Tare, aktivistja dhe gruaja e angazhuar, Linda Rama rrëfeu mbi karrierën e saj sfiduese, mënyrën si e ka...
22:36 | 18/06/2021

Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës

Aktivistja Linda Rama në një rrëfim ekskluziv për “Ilva Now” në Euronews Albania analizoi etapat në të cilat ka kaluar dialogu politik në Shqipëri, që...
22:13 | 18/06/2021

“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës

E ftuar në emisionin “Ilva Now”, aktivistja e shoqërisë civile dhe intelektualja e angazhuar, znj. Linda Rama foli ndër të tjera edhe për marrëdhënien e...
22:02 | 18/06/2021