Nënkryetari i PDK-së: Haradinajn për president s’po e mbështet as koalicioni
Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka folur së fundmi për kandidaturën e Ramush Haradinajt për president dhe votat hua që ai ia ka kërkuar PDK-së.
Sipas KosovaPress Krasniqi ka deklaruar për Rubikon se është e pakuptimtë që Haradinaj del e kërkon vota në opozitë kur nuk e mbështet asnjë partner i koalicionit.
“Ky koncepti i Haradinajt për vota hua për mua është i pakuptimtë. Sepse sikur të vepronim ne me vota hua duhet t’i themi zotit Haradinaj a po na kthen ato votat e vitit 2017 kur të bëmë kryeministër”, tha ai.
“Unë nuk e di përveç që e ka nominuar partia e tij që e mbështetë dikush tjetër për kandidat.
Po kandidat i kujt është? Është kandidat i AAK-së apo është kandidat i koalicionit. Qysh del me lypë vota në komshinj kur nuk i ke në shtëpi tënde njëherë.
Unë i kam dëgjuar LDK-në dhe partitë tjera të koalicionit dhe askush nuk e ka mbështetë.
Dhe qysh mundesh të kërkosh vota prej opozitës kur ende se ke asnjë votë të koalicionit”, u shpreh ai më tej.
Krasniqi theksoi se asnjëherë deri tani në Kryesinë e PDK-së nuk është diskutuar çështja e zgjedhjes së presidentit.
Ai e ka cilësuar si jo-etike mënyrën se si Haradinaj e ka nominuar veten për president që nga momenti kur Prokuroria e Hagës ka publikuar njoftimin për aktakuza.
Lexoni gjithashtu:
Në kërkim të një presidenti, fraksione në politikën kosovare
Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet