Shtyhet sërish gjyqi ndaj Emiljano Shullazit dhe 4 të dënuarve të tjerë
Shtyhet sërish gjyqi në apel ndaj Emiljano Shullazit dhe 4 të dënuarve të tjerë si pjesë e bandës, përkatësisht Blerim Shullazi, Gilmando Dani, Endrit Qyqja, Endrit Zela.
Që prej nisjes së procesit në dhjetor të 2018-ës numri i seancave të shtyra në apel është mbi 40 duke futur gjyqin në ngërç.
Arsyeja e shtyrjes së seancës nuk bëhet me dije për shkak të zhvillimit me dyer të mbyllura.
Në fund të korrikut Shullazi u izolua edhe në regjimin 41 bis, ndërsa procesi ndaj tij në apel është në kolaps.
Shullazi u arrestua në nëntor 2015 bashkë me 4 anëtarë të tjerë të bandës.
Ata u akuzuan për grup të strukturuar kriminal dhe marrje prone me shantazh.
Tre vite më vonë, Gjykata e Shkallës së Parë e Krimeve të Rënda i dënoi me 55 vite burg, katërmbëdhjetë vite vetëm për Emiljano Shullazin.
Lexoni gjithashtu:
Izolimi në 41-BIS, Shullazi dhe Dani kallëzojnë penalisht ish-kryeprokuroren Marku dhe Donika Prelën
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta