Importi i barnave rritet me 42%: antibiotikë, vitamina, kortizonikët dhe antikoagulantët me konsum të shtuar

18 Nëntor 2020 | 12:29

Rritja e numrit të të infektuarve ka nxitur përdorimin e më shumë barnave, çka ka sjellë rritjen më të madhe të importit të barnave.

Sipas të dhënave të INSTAT, importi i produkteve farmaceutike në tetor arriti në vlerën e 22 milionë eurove. Kjo shifër është 42% më e lartë sesa mesatarja mujore e periudhës janar-shtator dhe 34% më e lartë sesa mesatarja mujore e 2019-s.

Kërkesa më e lartë ka qenë për antibiotikë, edhe për vitamina. Krahas vitaminës C, kërkesë të lartë ka edhe për vitaminën D të rekomanduara për personat e infektuar me COVID-19.

Kortizonikët, holluesit e gjakut janë barnat e tjera për të cilat ka pasur një konsum të shtuar, të lidhura sërish me pandeminë. Ndërkohë, medikamentet e tjera kanë vazhduar në nivele të zakonshme.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026