Eurodeputetët Kyuchyuk dhe Schieder: Shtyrja e bisedimeve për anëtarësim të RMV-së mesazh i gabuar për rajonin

18 Nëntor 2020 | 14:24

Deputetët e Parlamentit Evropian Ilhan Kyuchyuk dhe Adnreas Schieder paralajmëruan BE-në se “shtyrja e mëtejshme e diskutimeve për anëtarësim të Maqedonisë së Veriut mund të cenojë përbashkimin ndërkulturor dhe progresin e arritur së fundmi në rajon”.

Kyuchyuk, reporter për Maqedoninë e Veriut në PE dhe Schieder, kryesues i delegacionit të PE-së për komitetin e përbashkët parlamentar BE-Maqedoni e Veriut u shprehën kundër qasjes së fundit të paraparë nga udhëheqësit e vendeve anëtare ndaj procesit integrues të Shkupit.

“Dështimi i ministrave të Çështjeve Evropiane për të miratuar kornizën negociuese të Maqedonisë së Veriut, duke vonuar kështu bisedimet e anëtarësimit në BE, vë në rrezik besueshmërinë e unionit në Ballkanin Perëndimor. Dhënia përparësi interesave të njëanshme mbi një zgjidhje të përbashkët evropiane dhe mungesa e vullnetit politik për të kapërcyer ndasitë u dërgon mesazhin e gabuar partnerëve tanë [të Ballkanit Perëndimor]. Tani është koha për të punuar në këtë ngërç drejt së ardhmes së përbashkët,” – thuhet në një deklaratë për shtyp të bërë nga dy eurodeputetët.

Procesi integrues i Maqedonisë së Veriut hasi sërish pengesa pas qëndrimeve kundërshtuese të Bullgarisë.

Pavarësisht ndërhyrjeve të disa vendeve anëtare për të shtyrë palët drejt një kompromisi, nuk u arrit të gjendej gjuhë e përbashkët përballë kërkesave të Sofjes që Shkupi zyrtar të rishikojë historinë e saj.

Qëndrimi me veto kundër anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut ka bërë që procesi i anëtarësimit të shtyhet sërish, pavarësish se sipas KE-së Shkupi i ka përmbushur kushtet.

“Ne pranojmë progresin e bërë nga Shkupi rreth reformave themelore demokratike dhe ekonomike dhe u bëjmë thirrje të gjitha palëve që të vazhdojnë një dialog konstruktiv të bazuar në marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë dhe zbatimin e Traktatit të Miqësisë, në përputhje me një anëtarësim, të parashikueshëm, objektiv dhe të bazuar në merita në BE. Mbajtja e konferencës së parë zyrtare ndërqeveritare deri në fund të vitit 2020 do të ishte një rezultat i qartë i një dialogu të tillë,” – shtojnë më tej dy eurodeputetët.

 

Lexoni gjithashtu:

Pengesa e anëtarësimit: Zënka për rrënjët bullgare, Sofja bllokon anëtarësimin

Ministrat e Punëve të Jashtme të BE diskutojnë kuadrin negociues për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

PZAP gjobit Vetëvendosjen me 5,100 euro për përfshirjen e një fëmije në fushatë zgjedhore

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka aprovuar ankesat e paraqitura nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Instituti i Kosovës për Drejtësi kundër Lëvizja...
16:11 | 03/06/2026