Kuvendi i bindet urdhrit të Komitetit Teknik të Ekspertëve, nesër nuk ka seancë plenare
Masat e reja të shpallura nga Komiteti Teknik i Ekspertëve për situatën me pandeminë kanë detyruar Kuvendin që të anulojë seancën e radhës. Kryeparlamentari, Gramoz Ruçi ka njofton se e enjtja do të jetë ditë pushimi për deputetët, pasi mbledhja në Kuvend bie ndesh me urdhrin e Ekspertëve të Shëndetësisë.
Sa i përket vazhdimësisë, Ruçi i është drejtuar me kërkesë Komitetit Teknik dhe Ministres së Shëndetësisë.
“Kryetari i Kuvendit vendosi që të mos zhvillohet seanca plenare e Kuvendit të Shqipërisë, e planifikuar për ditën e enjte, datë 19 nëntor 2020. Në respekt të zbatimit të këtyre masave, Kryetari i Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, i është drejtuar Komitetit Teknik të Ekspertëve dhe Ministres së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Shoqërore, znj. Ogerta Manastirliu, për të bërë një interpretim lidhur me vazhdimin e seancave plenare të Kuvendit”, thuhet një njoftimin e shpërndarë për mediat.
Komitetit Teknik vendosi të ndalojë grumbullimet me mbi 10 persona, tubimet partiake dhe festat e ceremonitë familjare.
Kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi thotë se puna në komisionet përkatëse do të vijojë përmes platformave online.
“Puna në komisionet parlamentare vazhdon online”, sqarohet në njoftim.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta