Nëntë të vdekur dhe mbi 700 raste të reja me Covid-19
Ministria e Shëndetësisë ka përditësuar të dhënat e fundit në lidhje me pandeminë e Covid-19 në Shqipëri. Kështu, gjatë 24 orëve të fundit bëhet e ditur se janë kryer 2574 teste të dyshuara me Covid, prej të cilave, 711 qytetarë kanë rezultuar pozitivë dhe nëntë pacientë kanë humbur jetën.
Ministria bën të ditur se aktualisht në tre spitalet COVID, po trajtohen 420 pacientë, ku 15 janë në terapi intensive, nga të cilët gjashtë të intubuar.
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 7406
Durrës 1167
Fier 1162
Korçë 906
Shkodër 810
Elbasan 771
Lezhë 673
Vlorë 671
Berat 512
Gjirokastër 399
Kukës 361
Dibër 137.
Që nga fillimi i pandemisë dhe deri sot janë kryer 163,025 teste në total, kurse numri i rasteve pozitive ka shkuar afro 30 mijë. Pjesa më shqetësuese lidhet me numrin e rasteve aktive. Sipas MSH-së deri tani raportohen rreth 15 mijë të infektuar. Që nga marsi kur nisi pandemia dhe deri sot 646 pacientë kanë humbur jetën.
Nisur nga rritja e rasteve të reja dhe numrit të viktimave, Komiteti i Ekspertëve Teknik ka vendosur masa të reja kufizuese, ku nuk do të lejohet të grumbullohen më shumë se 10 persona së bashku.
Masat e marra nga Komiteti i Ekspertëve konsistojnë si vijon:
-Të ndalohen grumbullimet me më shumë se 10 persona në vende të hapura dhe të mbyllura.
-Të ndalohen mbledhjet partiake dhe tubimet.
– Konferencat, ceremonitë e festave, ceremonitë martesore dhe organizimet përtej familjare të ceremonive mortore, deri në një urdhër të dytë.
Lexoni gjithashtu:
Rritja e infektimeve, Komiteti Teknik i Ekspertëve vendos tre masa të reja kufizuese
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta