Veteranët “tifo” nga selia, ndjekin Hagën nga zyra e Hysni Gucatit që u arrestua nga EULEX
Seanca ndaj të akuzuarve të Speciales është ndjekur me interesim në Kosovë. Të mbledhur në zyrën e Hysni Gucatit, kryetarit të Veteranëve të UÇK, i cili tashmë ndodhet në Hagë i arrestuar, nën akuzën për publikim të dokumenteve konfidenciale, kryesia e Organizatës së Veteranëve të Luftës të UÇK, ndoqi seancën e radhës ndaj ish-drejtuesve të luftës. Ata besojnë se aktakuzat janë të bazuar në prova të pavërteta.
“Sa për t’i degraduar këta udhëheqës të UÇK me këto aktakuza të rrejshme të fabrikuara nga Serbia”, tha Metush Krasniqi, anëtar i kryesisë së OVL– UÇK-së
Veteranët besojnë se e gjithë kjo bëhet për të barazuar luftën e drejtë të UÇK me gjenocidin e kryer nga Serbia në Kosovë.
“Dhe mendoj se lufta më e pastër që ka mundur të ndodhë nga të gjithë popujt për liri, ka qenë lufta e UÇK-së”, tha Kryetar i Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve të UÇK-së, Xhavit Jashari.
Duke shpresuar se pafajësia e të akuzuarve do të provohet, veteranët deklarojnë se me dëshirë do të organizonin një protestë paqësore si shenjë pakënaqësie ndaj gjykatës Speciale. Por për shkak të pandemisë, ata kanë vendosur që këtë iniciativë ta ndërmarrin nëpërmjet deputetëve, të cilët i inkurajojnë që t’i drejtohen Gjykatës Kushtetuese për të rishikuar mandatin e Gjykatës Speciale.
Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)