Gjykata Speciale, Abazi: Vetëvendosje mbështeti Thaçin kur donte ta mbyllte, tani shohim makabritetet gjyqësore

18 Nëntor 2020 | 18:42

Sipas drejtuesit të qendrës Vetëvendosje në Tiranë, Boiken Abazi politika në Kosovë nuk ka ecur në bazë të parimeve dhe për këtë po paguan një çmim të madh. Duke komentuar ecurinë e procesit gjyqësor të ish-udhëheqësve të UÇK-së në Hagë bashkë me gazetarët Franko Egro dhe Ilva Tare në Euronews Albania, Abazi këmbënguli se zhvillimet e fundit të Gjykatës Speciale janë rrjedhojë e politikave të gabuara të ish-Presidentit Hashim Thaçi.

“Albin Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosje e ka kundërshtuar Gjykatën Speciale prej fillimit, Kurti e ka paralajmëruar Hashim Thaçit që të mos e votojë këtë gjykatë pasi edhe ai do të përfundojë në të, mirëpo ai nuk e dëgjoi, njëkohësisht kur Presidenti Thaçi pati nismë për ta zhbërë këtë gjykatë në Kuvend, [Vetëvendosje] e mbështetëm edhe atëherë, por nuk e bëri,” – tha Abazi.

“E mbështetëm deri kur ky [Hashim Thaçi] bëri një hap prapa dhe tha: ‘S’kam qenë kurrë në front, le të shkojnë të tjerët’… në këtë pikë na u duk e padrejtë se si ai i përdredh duart, ia vendos këtë padrejtësi Kosovës, shtyn bashkëluftëtarët të shkojnë [në gjykatë], por vetë s’donte të shkonte e në këtë sens i është thënë: Shko Hashim!,” – u shpreh më tej Abazi duke sqaruar qëndrimet e Vetëvendosjes për sa i përket Gjykatës Speciale.

Gjatë diskutimit me Egron dhe gazetaren Ilva Tare, Abazi hodhi poshtë pretendimet se Gjykata Speciale u ngrit nga një presion i madh ndërkombëtar.

Duke kujtuar se përveç Vetëvendosjes edhe parti si AAK-ja apo Nisma Socialdemokrate e kundërshtuan ngritjen e kësaj gjykate, ai këmbënguli se presioni për të ngritur Gjykatën “u ndje aty ku gjeti butë” dhe tanimë “ndodhin makabritete gjyqësore si këto të sotmet”.

Abazi vuri në paralelizim situatën e Thaçit me atë të kryeministrit Edi Rama në vitin 2013, kohë kur u përfol se Shqipëria do të priste projektin e NATO-s për demontimin e armëve kimike në territoret e saj. Sipas drejtuesit të Vetëvendosjes Shqipëri, Rama refuzoi të zbatonte “urdhrin e ndërkombëtarëve, pasi dukshëm pati mbështetjen popullore” dhe një gjë të tillë do të kishte edhe Thaçi “nëse do të ishte rasti i ngjashëm i presioneve ndërkombëtare”.

“Kur ndjek parimin dhe të drejtën, edhe populli të mbështet,” – theksoi Abazi.

Ndiqni intervistën e plotë:

 

Lexoni gjithashtu:

Gjyqi ndaj ish-udhëheqjes së UÇK-së, Boiken Abazi: Padrejtësi ndaj Kosovës dhe kombit shqiptar

Ish-krerët e UÇK-së në Hagë, gazetari Franko Egro: Gjykimi vetëm për shqiptarët ngre pikëpyetje të mëdha

”Janë të pështira dhe të turpshme”, Franko Egro kritikon përplasjet e brendshme të politikës shqiptare mbi UÇK-në

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare

Në një intervistë ekskluzive për gazetaren, Ilva Tare, aktivistja dhe gruaja e angazhuar, Linda Rama rrëfeu mbi karrierën e saj sfiduese, mënyrën si e ka...
22:36 | 18/06/2021

Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës

Aktivistja Linda Rama në një rrëfim ekskluziv për “Ilva Now” në Euronews Albania analizoi etapat në të cilat ka kaluar dialogu politik në Shqipëri, që...
22:13 | 18/06/2021

“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës

E ftuar në emisionin “Ilva Now”, aktivistja e shoqërisë civile dhe intelektualja e angazhuar, znj. Linda Rama foli ndër të tjera edhe për marrëdhënien e...
22:02 | 18/06/2021