Rimbursimi i ilaçeve, qeveria miraton paketën për të sëmurët me covid
Qeveria e Shqipërisë ka miratuar sot vendimin për skemën e rimburismit të barnave për personat e diagnostikuar me COVID-19. Skema e rimbursimit ndahet në dy kategori, ku janë përfshirë ata që shfaqin simptoma të lehta dhe që përfitojnë 1 650 lekë. Ndërsa ata pacientë që shfaqin simptoma të mesme parashikohet të rimbursohen me një vlerë prej 10 900 lekë.
Nga ky fond përfitojnë të gjithë ata që preken nga covid, edhe ata që nuk janë të siguruar. Nga kjo skeme përfitojnë të sëmurët që trajtohen në banesat e tyre dhe ndiqen nga mjeku i familjes. Kurse të sëmurët që shtrohen në spital i përfitojnë medikamentet falas gjatë kurimit.
“Mjeku i familjes, për personat e testuar pozitiv për Sars-Cov-2 (të konfirmuar nga institucionet shëndetësore publike përgjegjëse), në përputhje me formën e sëmundjes dhe indikacionet e përcaktuara në udhëzuesin e miratuar nga Komiteti Teknik i Ekspertëve, lëshon recetën me rimbursim, sipas rregullave të përcaktuara nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor”, thuhet në vendim.
Gjithashtu në vendim thuhet se, efektet financiare për zbatimin e këtij vendimi do të përballohen nga buxheti i Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor dhe ngarkohen Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor për zbatimin e këtij vendimi.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta