”Janë të pështira dhe të turpshme”, Franko Egro kritikon përplasjet e brendshme të politikës shqiptare mbi UÇK-në
Procesi gjyqësor i ish-drejtueseve më të lartë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka përplasur edhe palët politike në Shqipëri.
Partia Socialiste ka kërkuar shpjegime për kreun e PD-së, të cilin e akuzon se ka fshehur një kasetë me pamje të masakrës serbe të bërë ndaj shqiptarëve në zonën e Krushës së Madhe në Kosovë.
Kjo akuzë është hedhur poshtë nga lideri i PD-së, i cili është shprehur se kjo është një lojë e qeverisë, dhe Rama kërkon të largojë vëmendjen nga dështimet e brendshme në Shqipëri.
Gazetari Franko Egro në studion e Euronews Albania i cilësoi akuzat e partive politike shqiptare si të pështirë, që në thelb nuk i ndihmojnë katër ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Gjykatën e Hagës.
“Për mua është e pështirë, është e turpshme kjo që po ndodh. Nuk e ndihmon çështjen që katër liderët e UÇK-së po deponojnë në Hagë dhe filloi një gjyq i gjatë ndaj tyre, dhe kam përshtypjen se duket si luftë e brendshme politike pa princip për të dëmtuar tjetrin duke marrë shkas nga kjo çështje, e cila për hir të së vërtetës në opinionin publik ka ndjeshmëri të lartë”, tha ai.
Ndiqni intervistën e plotë:
Lexoni gjithashtu:
Gjyqi ndaj ish-udhëheqjes së UÇK-së, Boiken Abazi: Padrejtësi ndaj Kosovës dhe kombit shqiptar
Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare
Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës
“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta