Ankesat për skemën 6-20%, fermerët thonë se nuk ka pasur rezultat dhe ndihmë nga shteti
Skema e tatimit mbi vlerën e shtuar (TVSH), me të cilën qeveria premtoi mbështetje ndaj fermerëve, sipas tyre nuk ka dhënë rezultat. Fermerët e vegjël në Lushnjë thonë se nuk kanë asnjë ndihmë nga shteti dhe kjo ka ndikuar në uljen e numrit të krerëve. Fabrikat e përpunimit të qumështit sipas tyre po furnizohen nga Serbia.
Pirro Jongari, përfaqësues i Shoqërisë së bashkëpunimit bujqësor në Lushnje, shprehet se për shkak të këtij taksimi, jo vetëm që ka dalë deficit, por ka pezulluar edhe aktivitetin.
“[Ligji] 6/20 ne na penalizoi. Brenda dy muajve janar-shkurt unë u penalizova 6 milion e 320 mijë lekë më pak , domethënë që ngela defiçit për dy muaj. Sepse unë çmimin që ja jap fermerëve, nuk mund t’ja jap dot një 10 lekëshe më poshtë, që t’i mbaj nuk jam tregti e mirëfilltë. Ne e pezulluam këtu, unë kam vënë në dijeni dhe ministrin,” – shprehet Jongari administrator i shoqërisë së bashkëpunimit bujqësor në Lushnje
Fermerët e vegjël, shprehen të shqetësuar jo vetëm për taksimin, por edhe mungesën e subvencionit të cilin deklarojnë se e kanë marrë vetëm gjatë vitit 2018.
“Ne e kishim tvsh-në më të ulët, mirëpo tani e kanë ngritur nga 6% në 20 për qind, duhet të aplikojë çdo njeri unë me 4 lopë nuk përfitoja gjë. Punojmë sa hamë një kore bukë, të tjerat janë shpenzime të tëra,” – thotë një fermer.
“Për lopën kemi marrë vetëm vjet atë 100 lekëshin, sivjet nuk kemi marrë. Do t’i shesim avash-avash se shteti nuk të jep asnjë gjë, të na uli një ngarje, një frezë, një pleh,” – shprehet një fermerë tjetër.
“Unë për vete kam pasur 24 krerë lopë, sot kam 4 në stallë. Parvjet vetëm në 2018 kemi marrë subvencion, 100 lekë për litër, ai ishte subvencion, kurse tani e ka ai 5 lopë e lartë” – shprehet një fermer.
Sipas INSTAT numri i gjedhëve në vitin 2019 ka shënuar rënie me 11,07 %, në krahasim me vitin 2018.
Por a i plotësojnë fermerët shqiptarë nevojat për furnizim me qumësht për fabrikat e përpunimit? Sipas tyre një pjesë e qumështit po vjen nga Serbia.
“Nuk i plotëson, më përpara ne i plotësonim. Para 3 vjetësh nuk merrej qumësht nga jashtë. Kurse vjet dhe parvjet është marrë, merrte 32 ton, dy bote në javë njëra nga kompanitë tona e merrte nga Serbia,” – tregon Jongari.
“Nuk i plotësojnë, me qumësht pluhur. Gjithë fshati s’ka lopë dhe ne do t’i heqim se është pa leverdi.Pa qumësht pluhur këto falimentojnë të tëra.Vijën kërkojnë po ku ka, aq qumësht është. Ca do marrin janë të zëna, të gjitha ato.Vijnë I marrin këtu nëpër shtëpia. Aq qumësht është” – thotë një fermer tjetër.
Sasia e qumështit pluhur dhe atij rifuxho që ka hyrë në vendin tonë gjatë vitit 2019 është më shumë se 5.5 milion kilogramë, ndërsa gjatë 9 mujorit të 2020 është 1.5 milionë kilogramë.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta