2-vjeçari gjendet i vdekur në gojën e një aligatori, akuzohet i ati

4 Prill 2023 | 16:30

Një i mitur i shpallur i zhdukur në Florida është gjetur i vdekur në gojën e një aligatori javën e kaluar. Për ngjarjen tragjike akuzohet i ati i cili akuzohet gjithashtu edhe për vrasjen e nënës së djalit.

Policia thotë se Thomas Mosley, 21 vjeç, po përballet me dy akuza për vrasje të shkallës së parë.

“Për shkak të akuzave jashtëzakonisht të rënda rreth këtyre humbjeve tragjike, hetimi ynë aktualisht është fokusuar në mbledhjen e informacionit rreth fakteve dhe rrethanave të rastit, si dhe gjendjes mendore të klientit tonë,” tha zëdhënësja e Avokatit të Popullit në një deklaratë.

Mosley dyshohet se hodhi djalin e tij 2-vjeçar, Taylen, në një liqen, duke e rrezikuar nga aligatorët, njëri prej të cilëve dhe i shkaktoi vdekjen.

Taylen ishte raportuar i zhdukur pasi nëna e tij, 20-vjeçarja Pashun Jeffery, u gjet e vdekur në banesën e saj të enjten pasdite me plagë të shumta me thikë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026