COVID-19 dhe qeverisja e Biden, mbyllen shkollat në New York, ekspertët thirrje Trump të bashkëpunojë

19 Nëntor 2020 | 06:30

Shkollat publike në New York do të mbyllen në përpjekje për të parandaluar rritjen e rasteve me coronavirus. Kjo masë ndërmerret pasi numri i viktimave në SHBA ka arritur në shifrën 250.000.

Mbylljet e shkollave janë një goditje për rimëkëmbjen e lavdëruar të Nju Jorkut. Kryebashkiaku Bill de Blasio tha se masa po merrej me kujdes.

“Askush nuk është i lumtur me këtë vendim. Ne në fakt të gjithë ndihemi të trishtuar sepse është bërë një punë shumë e mirë në përpjekje për të mbajtur shkollat hapur. Por fatkeqësisht, që nga sot, në mesataren shtatë-ditore për rastet pozitive me COVID-19,  New York  ka arritur saktësisht 3.%. Dhe si rezultat, ne duhet të mbyllim shkollat”, tha Bill de Blasio, kryebashkiak i New York.

Grupet mjekësore ndërkohë i bëjnë thirrje Presidentit Trump të shkëmbejë informacionet me presidentin e zgjedhur Joe Biden.

“Ne u mblodhën dhe i shkruam Presidentit Trump duke kërkuar një kalim të shpejtë dhe të plotë të informacionit shëndetësor në lidhje me COVID-19 tek ekipi i tranzicionit Biden, në mënyrë që të mund të vijojmë punën sa më shpejt të jetë e mundur për të luftuar pandeminë”, Dr. Susan Bailey, presidente e Shoqatës Mjekësore Amerikane.

Joe Biden i cili mori pjesë në një takim virtual me punonjësit  e vijës së  parë të frontit premtoi se përparësi për të do të jetë financimi për të luftuar virusin.

“Kongresi tashmë i ka kaluar ato para. Janë në dispozicion që në këto momente. Por disa nga miqtë tanë në Senat nuk janë të gatshëm të shpenzojnë paratë … Unë jam duke shpresuar që arsyeja pse miqtë e mi në anën tjetër nuk kanë ngritur hapa për të bërë diçka te tille është për shkak të frikës se ndëshkohen nga presidenti. Dhe shpresojmë qe kur ai të jetë larguar, ata do të jenë më të gatshëm të bëjnë atë çka  e dinë mirë se duhet bërë”, është shprehur presidenti i zgjedhur Joe Biden.

Edhe në Ohajo janë shtuar testimet por vendi hyn në shtetrrethim. Është shteti i fundit që implementon masat kufizuese në përpjekje për të ulur numrin e të infektuarve dhe për të reduktuara presionin e mbingarkesës në spitale.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026