Gjykimi i ish-luftëtarëve të UÇK-së, avokati Hodaj: Aktakuza e Speciales nuk është e qartë
Në një lidhje të drejtpërdrejtë nga Prishtina me avokatin e licensuar nga Gjykata Speciale, Taulant Hodaj mësuam se gjykimi i ish-luftëtarëve të UÇK-së do të marrë kohë të gjatë.
Ai tregoi për Euronews Albania se ende jemi në procedurë paraprake dhe seanca e 18 nëntorit ishte me qëllim që mbrojtja dhe prokuroria të parashikojnë se kur munden ata të planifikojnë kryerjen e plotë të kësaj procedure dhe fillimin e shqyrtimit kryesor.
Hodaj sqaroi gjithashtu se këto konferenca statusore siç është ajo që kaloi apo dhe një koferencë që pritet në dhjetor i referohen vetëm çështjes se sa palët kanë përmbushur detyrimet ndaj njëra tjetrës apo sa i kanë përfillur urdhrat e gjyqtarit të procedurës paraprake.
“Kjo Gjykatë që prej fillimit ka qenë shumë strikte dhe kofidenciale sepse do t’i mbrojë dëshmitarët dhe ka shkuar në këtë procedurë me aktakuzë tepër të redaktuar dhe pak a shumë nuk dihet as për cilat vepra konkrete akuzohen,” – përfundoi ai teksa shtoi se nëse e sheh aktakuzën përveç elementeve kryesorë nuk arrin të kuptosh shumë.
Për këtë arsye avokatët mbrojtës kanë kërkuar që aktakuzat të jenë sa më pak të redaktuara të jetë e mundur në mënyrë që të paraqesin mbrojtjen e duhur.
Lexoni gjithashtu:
Gjyqi ndaj ish-udhëheqjes së UÇK-së, Boiken Abazi: Padrejtësi ndaj Kosovës dhe kombit shqiptar
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta