GJKKO dënon personin e parë për korrupsion, 120 orë pune për qytetarin që tentoi të korruptonte policin

19 Nëntor 2020 | 10:19

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dënuar me 120 orë punë të detyrueshme në komunitet Vilson Meminin, i akuzuar për “korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë detyrë publike”.

Memini u vu nën hetim nga ana e Prokurorisë së Posaçme, pasi tentoi të korruptonte një efektiv policie duke i dhënë 1 mijë lekë të reja.

Ky është vendimi i parë që GJKKO dënon një person të akuzuar për korrupsion.

Burime nga Gjykata e Posaçme bëjnë me dije se ka edhe shumë raste të tjera të kësaj natyre që janë nën shqyrtim në këtë institucion, i cili u ngrit për të hetuar e gjykuar korrupsionin në nivele të larta.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026