Pandemia përgjysmoi turistët në Shqipëri, veriu dhe zonat jobregdetare më të prekurat
Pavarësisht fushatës “pusho-shqip” të mbështetur gjerësisht nga qeveria dhe organizatat e sipërmarrjeve, turizmi vendas nuk e shmangu dot bilancin negativ të flukseve turistike gjatë periudhës korrik-shtator në Shqipëri. Vështirësitë e lëvizjeve për shkak të pandemisë ndikuan rëndë në sektorin e turizmit, sidomos në zonat e veriut, të cilat përgjithësisht frekuentoheshin në këtë periudhë nga të huajt.
Të dhënat e anketimit të strukturave mikpritëse nga Instituti i Statistikave tregojnë se gjatë sezonit veror pati një rënie me 43.3% të vizitorëve krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Pothuajse njësoj pësuan rënie edhe numri i netëve të qëndrimit me 44.9%.
Nga kjo prirje rënëse u pa se rajoni verior dhe zonat jo-bregdetare të Shqipërisë pësuan përgjysmim të vizitorëve dhe netëve të qëndrimit – nga rreth 195 mijë vizitorë në rreth 83 mijë vizitorë në veri; nga rreth 267 mijë vizitorë në rreth 111 mijë vizitorë në zonat jobregdetare.
Prirjen më pak negative e patën rajoni i jugut dhe zonat bregdetare të cilat në tërësi patën rënie në 32.8%-37.4% – nga rreth 288 mijë vizitorë në rreth 180 mijë vizitorë në jug, dhe nga 388 mijë vizitorë në 261 mijë vizitorë në tërësi në zonat bregdetare.
Edhe pse përgjithësisht pati rënie me 9.2% të lëvizjeve për turizëm nga ana e shqiptarëve, ata zgjodhën masivisht zonat bregdetare ku sipas statistikave të rezidentëve nga INSTAT pati një rritje me 25.7% të flukseve – nga 102 mijë vitin 2019 në 129 mijë vitin aktual.
Nga ky fluks i zonave bregdetare rajoni jugor pati 124 mijë vizitorë rezidentë me një rritje 4% krahasuar me një vit më parë dhe thuajse 96% e fluksit të përgjithshëm për plazh.
Megjithatë bilanci negativ nuk u shmang dot pasi në tërësi zonat bregdetare, të cilat gjatë kësaj periudhe frekuentoheshin nga mbi 1 milionë të huaj, patën diçka më pak se gjysma e këtij numri këtë vit – 500,750 mijë turistë.
Bilanci negativ i turizmit për këtë periudhë shpjegohet kryesisht me faktin se shumica e shteteve nga ku vijnë përgjithësisht turistët e huaj u vunë nën shtetrrethim prej pandemisë, ndërsa të tjera shtete vendosën masa kufizuese, apo detyrim karantine për udhëtarët.
Qeveria shqiptare pati qasje pa barriera për udhëtarët e huaj duke mos-kërkuar rezultate testi për COVID. Kjo bëri që gjatë kësaj periudhe të kishte lëvizje kryesisht nga Kosova, Maqedonia e Veriut, Serbia dhe vende të tjera të lindjes.
Turizmi konsiderohet një nga sektorët më të prekur nga pandemia.
Lexoni gjithashtu:
Shqiptarët udhëtuan më shumë vitin që shkoi, por më pak për biznes jashtë shtetit
COVID-19 rrënon turizmin në Evropë, përfaqësuesit e sektorit paralajmërojnë falimentimin
Pasojat e COVID-19 në turizëm, 67.1% me pak të huaj kanë hyrë në Shqipëri krahasuar me 2019
Shqipëria bëhet e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore
Këmbimi valutor 3 qershor/ Me sa blihen e shiten monedhat kryesore
Shqipëria humbi 28 500 banorë në 2025, mosha mesatare arrin në 45 vjeç
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë dëshmorit të atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq