Akuzat për fshehje të pasurisë, GJKKO nis gjykimin për Adriatik Llallën
Çështja në ngarkim të ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla në Gjykatën e Posaçme të Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka kaluar në gjykim. Bëhet fjalë për akuzën për “refuzimin për deklarim dhe fshehje të pasurive”.
Ndërkohë, GJKKO vendosi gjatë një seance paraprake vendosu heqjen e sekuestros për pasuritë që ishin bllokuar ish-kryeprokurorit.
Llalla akuzohet nga SPAK për “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, të kryer tre herë.
Fillimisht, prokurorët e SPAK nisën hetimet për korrupsion, shpërdorim detyre dhe mos deklarim pasurie, por gjatë hetimeve arritën të gjenin prova vetëm për akuzën e mos deklarimit të pasurisë.
Hetimet për ish-kryeprokurorin nisën pasi u kap nga autoritet amerikane me një sasi të konsiderueshme parash, të cilët nuk i kishte deklaruar dhe janë drejtuar nga Prokurori i Posaçëm, Koldian Braho.
Adriatik Llallës është shpallur person nongrata nga Departamenti Amerikan i Shtetit. Arsyeja e kësaj mase është përfshirja në korrupsion domethënës. Ai së bashku me familjarët e tij nuk mund të shkelë në Shtetet e Bashkuar. Pas deklaratës së, DASH, Llalla kontraktoi një kompani lobuese në SHBA me qëllim anulimin e këtij vendimi. Nongrata nga SHBA janë shpallu deputeti Tom Doshi dhe ish-kryetari i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta