Pacolli letër Ramës: Shqipëria të sfidojë raportin e Dick Marty në KiE
Kreu i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli i ka dërguar një letër kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama ku kërkohet nisja e një fushate diplomatike kundër raportit të Dick Marty. Sipas Pacollit fakti që Gjykata Speciale ndaj të akuzuarve të UÇK-së nuk ka përfshirë asnjë pjesë të këtij raporti, gjë e cila vërteton rrëzimin e pretendimeve.
Deputeti Pacolli thotë se Marty u sponcorizua nga Rusia dhe Serbia për të goditur pavarësinë e Kosovës. Sipas tij beteja diplomatike duhet nisur nga Këshilli i Europës, aty ku pikërisht raporti u miratua si rezolutë.
“Nëpërmjet një letre, i kam kërkuar kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama të drejtojë një përpjekje të gjerë kombëtare për të kundërshtuar në mënyrë diplomatike raportin Dick Marty dhe së bashku Republika e Kosovës dhe Republika e Shqipërisë të udhëheqin një fushatë informuese dhe diplomatike rreth mosndëshkueshmërisë së thellë të krimeve të luftës që Serbia ka kryer në Kosovë.
Dick Marty ishte rezultat i një dezinformimi dhe fushate politike të sponsorizuar nga Rusia dhe Serbia për të sulmuar pavarësinë e Kosovës dhe UÇK-në.
Aktakuza kundër Presidentit Thaçi dhe të tjerëve nuk kishte përfshirë ndonjë pjesë nga raporti i Dick Marty, kështu që ky raport përmes një institucioni gjyqësor është hedhur poshtë dhe kjo tregon se raporti ka qenë vetëm një mjet politik nga Rusia dhe Serbia për të sulmuar Kosovën. Kjo kërkon një sfidim nga brenda Këshillit të Evropës(aty ku Shqipëria është anëtare) nga ku ka dal raporti i Dick Martit”, shprehet Pacolli.
Kreu i AKR-së thotë se, në KiE duhet kërkuar hetimi i krimeve të luftës së Kosovës të kryer nga serbët. “Ne nuk mund të pranojmë që një Gjykatë e krijuar nga Kuvendi i Kosovës të ofroj amnisti krimeve të luftës që Serbia ka kryer në Kosovë dhe për të ndryshuar rrëfimin historik të vendit tonë sipas gjuhës e mendësisë së prokurorëve serbë”, përfundon letra e Pacollit për Ramën.
Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet