Minatorët e Trepçës në grevë, kërkojnë pagat e prapambetura

19 Nëntor 2020 | 16:12

Mbi 200 minatorë të minierës së Trepçës në Kosovë janë futur në greve urie për shkak të mosmarrjes së pagave nga ana e shtetit. Ata kanë paralajmëruar se do vijojnë grevën deri sa të marrin pagat e muajit të kaluar.

Pas këtij vendimi, Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit ka vendosur të shpërndajë ndihmën financiare prej 1.1 milionë eurosh për minatorët e Trepçës. Edhe pas këtij vendimi, minatorët janë të vendosur të vijojnë grevën, pasi ndihen të gënjyer nga qeveria.

Kreu i Sindikatës së Punëtorëve të Trepçës, Gani Osmani, tha për Euronews Albania se punëtorët ende nuk kanë marrë pagat, pavarësisht se qeveria e Kosovës ka premtuar zgjidhje. Ai shtoi se minatorët e Trepçës do vijojnë grevën deri në momentin kur pagat e tyre të hidhen në llogaritë bankare.

“Qeveria e ka ofruar 1.1 milionë euro të premten e kaluar, nesër bëhet një  javë. Kanë kaluar një javë dhe nuk janë hedhur pagat. Deri sa të nxirren pagat ne nuk punojmë”, tha ai.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha se zgjerimi i NATO-s për të përfshirë Kosovën aktualisht nuk është në krye të agjendës së aleatëve, por...
08:17 | 04/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026