Si rimbursohen ilaçet? Receta i shkon farmacisë dhe pacienti s’paguan për kurimin
Skema e rimbursimit të pacientëve me covid 19 do të zbatohet nga mjekët e familjes. Ata shprehen se pas komunikimit me pacientin dhe mbërritjes së rezultatit pozitiv të testit, receta do t`i kaloj direkt farmacistëve, tek të cilët do të merren dhe medikamentet falas.
Paketa e barnave për trajtimin ambulator të COVID-19 në shtëpi, e miratuar nga Këshilli i Ministrave, përbëhet nga dy skema trajtimi, në përputhje me formën e sëmundjes, sipas udhëzuesit të miratuar nga Komiteti Teknik i Ekspertëve.
Vlera e rimbursimit të paketës së barnave për skemën e parë të trajtimit për ata që preken nga forma e lehtë, do të jetë jo më shumë se 1 650 (një mijë e gjashtëqind e pesëdhjetë lekë), ndërsa vlera e rimbursimit të paketës së barnave për skemën e dytë të trajtimit, forma e mesme do të jetë jo më shumë se 10 900 (dhjetë mijë e nëntëqind) lekë.
Mjeku Bujar Mema sqaron për Euronews procedurën që do të ndiqet në këtë rast për marrjen e barnave me rimbursim.
“Mjafton që të diagnostikohen me infeksionin e covidit dhe hyn automatikisht në sistemin e dhënies së recetës me rimbursim. Brenda një afati tre ditor automatikisht përgjigja i vjen dhe mjekut të familjes dhe pacientit, vendosim dhënien e recetës duke përcaktuar në komunikim të përditshëm me pacientin, duke përcaktuar stadin dhe në varësi të stadit përcaktohen dhe recetat. Kur receta i ka shkuar farmacisë përkatëse personi nuk ka asnjë lloj pagese në farmaci dhe kjo e çon në një mos-dalje nga kontrolli të recetave, të formulave të ndryshme që jepen dhe që normalisht kanë goxha kosto dhe për xhepin e qytetarëve,” – thotë mjeku Mema.
Por si do të behët e mundur marrja e medikamenteve të rimbursueshme, në kushtet kur rastet e konfirmuara me COVID-19, nuk lejohet të dalin nga banesat:
“Për fat kemi një përvojë pozitive që nga periudha e marsit, prillit ku mjekët e familjes bën një shpërndarje nëpërmjet një udhëzimi të ministrisë dhe fondit, në bazë të të cilit ne përpilonim recetat, të cilat çoheshin në farmacitë që të sëmurët merrnin normalisht ilaçet, apo i kishin në zonat e afërta të banimit, farmacistët paketonin ilaçet përkatëse dhe nëpërmjet informacioneve ose nëpërmjet telefonit të personit apo njohjeve të familjarëve, komshinjve bëhej çuarja deri tek shtëpia e të sëmurëve,” – shton më tej mjeku Mema.
Pacientët që nuk kanë kontakt me mjekun e familjes mund ta gjejnë atë përmes portalit e-albania, duke futur ID personale, ose duke komunikuar me linjën e gjelbër 0800 40 40 e cila i jep pacientit emrin e mjekut të familjes dhe numrin e tij të kontaktit. Rastet e veçanta duhet të kërkojnë ndihmën e urgjencës (Tel:127) e cila bën koordinimin.
Një pjesë e ilaçeve që janë pjesë e protokollit të COVID, si aspirina, xarelto, azitromicina apo disa lloje vitaminash ka qenë pjesë e listës së barnave të rimbursueshme, por për shkak të kufizimit ato janë dhënë vetëm për disa diagnoza.
Lexoni gjithashtu:
Dy skemat e rimbursimit të ilaçve për pacientët e prekur nga Covid-19
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta