Bujqësia gjatë pandemisë, ministri Çuçi: Sektori më i suksesshëm, patëm rritje eksportesh
Ministri i Bujqësisë, Bledi Çuçi tha gjatë një interviste për gazetaren Ilva Tare në Euronews Albania se sektori i bujqësisë “ishte më i suksesshmi” gjatë periudhës së pandemisë dhe jo vetëm nuk pësoi rënie, por pati tregues rritës, sidomos në eksporte.
“Mendoj se bujqësia ka qenë sektori më i suksesshëm që ka performuar në ekonominë shqiptare, fjalët sukses dhe pandemi mund të rrinë bashkë? Po, ja që rrinë,” – u shpreh ministri Çuçi duke këmbëngulur se rritja e eksporteve, sidomos e fruta-perimeve, ka qenë vendimtar në një bilanc më pozitiv për bujqësinë.
“Besoj se [në vazhdim] do ta ulim deri në një me tre bilancin tregtar, për ta kuptuar më mirë, në vitin 2012 ka qenë një me shtatë bilanci tregtar,” – shtoi më tej ministri i Bujqësisë duke këmbëngulur se bujqësia ka qenë sektori i vetëm me rritje gjatë nëntë muajve të fundit.
Gjatë intervistës, ministri hodhi poshtë pretendimet se situata e bujqësisë është e rënduar. Ai pretendoi se politikat e ndjekura nga qeveria me subvencionime dhe taksa më të ulëta për përpunuesit ka bërë që të shtohet prodhimi.
I pyetur për pretendimet dhe ankesat e fermerëve, Çuçi relativizoi duke thënë se ankesa dhe shqetësime ka kudo. Për këtë ai mori si shembull edhe Francën, ku sipas tij ka edhe protesta të mëdha për “shqetësimet e fermerëve”.
Ndiqni intervistën e plotë:
Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare
Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës
“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta