Të pagjeturit e luftës, Grajçevci: Me presionin ndërkombëtar, do të gjenden plot varreza shqiptarësh në Serbi

20 Nëntor 2020 | 06:56

Departamenti i Krimeve të Luftës i Gjykatës së Lartë në Beograd, më 18 nëntor, ka lëshuar një urdhër për zhvarrosjen e një numri të paidentifikuar kufomash në një varrezë masive në Kizhevak të Komunës së Rashkës.

Ahmet Grajçevci, kryetar i Këshillit Koordinues për të pagjeturit tha për Euronews Albania se zona ku janë gjetur mbetjet mortore ka qenë një zonë e betonuar dhe sipër saj kishte shtëpi, ndërsa u shpreh i bindur se numri i trupave të pajetë duhet të jetë shumë më i madh seç raportohet.

Ai sqaroi se në procedurën e zhvarrimit marrin pjesë tri palë, ajo serbe, kosovare, dhe përfaqësues të EULEX.

Sipas z. Grajçevci, Serbia nuk ka dhënë asnjë informacion për fatin e shumë shqiptarëve që kanë hyrë të gjallë në territorin serb dhe nuk janë gjetur më. Ai u shpreh i bindur se me presionin ndërkombëtar do të gjenden plotë varreza masive të shqiptarëve në Serbi.

“Komisioni për të pagjeturit e ka bërë një punë të vetën brenda Kosovës, por jashtë Kosovës duhet presioni ndërkombëtar dhe do të gjendet plot varreza masive në serbi me trupa të shqiptarëve.

Më mirë se Serbia, askush s’i di. Një numër i madh shqiptarësh kanë hyrë të gjallë në Serbi, por asnjëherë Serbia nuk ka dhënë informacion lidhur me fatin e tyre”, tha ai.

 

Lexoni gjithashtu:

Gjykata e Lartë në Beograd jep urdhër për zhvarrosjen e trupave në Kizhevak

Të pagjeturit e luftës, në Kishevak të Serbisë mendohet të jenë trupat e 17 personave nga Kosova

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026

Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, tha se rruga e vendit drejt Bashkimit Evropian është interes strategjik shtetëror. Këto deklarata ajo i...
13:38 | 03/06/2026