Gjykata e Lartë në Beograd jep urdhër për zhvarrosjen e trupave në Kishevak
Më18 nëntor Departamenti i Krimeve të Luftës i Gjykatës së Lartë në Beograd ka lëshuar një urdhër për zhvarrosjen e një numri të paidentifikuar kufomash në një varrezë masive në Kishevak të Komunës së Rashkës.
Kjo u konfirmua për Radion Evropa e Lirë nga Gjykata e Lartë.
Sipas përgjigjes, fillimi i zhvarrimit do të përcaktohet më vonë, ashtu si edhe komisioni që do të kryejë zhvarrosjen.
“Gjithashtu, është caktuar një ekspert gjyqësor, i cili do të mbledhë dhe sigurojë gjurmë materiale që janë gjetur në vend gjatë hetimit paraprak, në përputhje me raportin e Ministrisë së Punëve të Brendshme (MUP) të Serbisë”, thotë Gjykata.
Kryetari i Komisionit Qeveritar për Personat e Zhdukur në Serbi, ka thënë të mërkurën në mbrëmje se në bazë të të dhënave, në varrezën masive në Kishevak afër Rashkës gjenden mbetjet mortore të potencialisht, pesëmbëdhjetë deri në shtatëmbëdhjetë trupave.
Dyshohet se trupat u përkasin qytetarëve të Kosovës.
Lexoni gjithashtu:
Të pagjeturit e luftës, në Kishevak të Serbisë mendohet të jenë trupat e 17 personave nga Kosova
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta