COVID-19, zyrtari i ministrisë së Shëndetësisë në Kosovë: Duhet të rishikojmë masat, situata është serioze

20 Nëntor 2020 | 08:27

Rëndohet çdo ditë e më shumë bilanci i COVID-19 në Kosovë.

Drejtori i Departamentit të Komunikimit me Publikun në Ministrinë e Shëndetësisë së Kosovës, zoti Faik Hoti deklaroi për Euronews Albania se situata e COVID-19 në këtë shtet është serioze. Sipas tij duhet të rishikohen edhe njëherë masat e marra nga qeveria në këtë kohë pandemie, pasi është rritur ndjeshëm numri i të infektuarve dhe viktimave. 

“Situata këtu është e ngjashme si në shtetet e rajonit. Në Kosovë situata sa i përket COVID-19 reflekton të jetë tepër serioze, me një ngarkesë të kapaciteteve spitalore, më një numër të lartë të atyre që rezultojnë të pozitiv në COVID, me një parashikim që do kemi edhe për një kohë të gjatë shifra të tilla, që duhen menaxhuar.

Do të kërkojnë një rishikim të masave dhe të shohim se cilat kanë qenë edhe efektet e masave të marra deri më tani”, u shpreh ai.

“Mbetet ende shqetësim numri i rasteve pozitive dhe për ne është shqetësim numri i atyre që përfundojnë me fatalitet”, tha ai më tej.

Zoti Hoti nënvizoi se deri më tani është përballuar fluksi i të infektuarve në spitale.

“Po të jemi korrekt, ne e kemi parashikuar që në këtë kohë do të ketë një rritje të rasteve pozitive. Deri më tani e kemi përballuar fluksin, me të gjithë ngarkesat. Rreth 1/3 e rasteve trajtohen në Qendrën Klinike Universitare dhe  klinikat e saj, ndërsa 2/3 trajtohen në 7 spitalet rajonale. Kemi një gjendje të ngarkuar, por deri më tani është menaxhuar”, u shpreh zoti Hoti.

Më tej Hoti sqaroi se në Kosovë nuk ka ende një skemë ligjore për rimbursimin e barnave.

“Për fat të keq në Kosovë nuk funksionon ende skema e sigurimeve shëndetësore. Ministria e Shëndetësisë të gjitha barnat që i siguron për shërbimet shëndetësore publike, bashkë me shërbimin spitalor dhe Klinikën Universitare në Kosovë i distribuon përmes shërbimeve mjekësore që i ofron klinika.

Nuk ka një rimbursim të barnave të cilat pacientët i përdorin gjatë mjekimit shtëpiak.  

Nuk ka një skemë ligjore për rimbursimin e terapive në shtëpi”, u shpreh ai. 

Lexoni gjithashtu:

Rriten numrat e infektimeve në Kosovë, 14 viktima në 24 orë nga Covid-19

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026

Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, tha se rruga e vendit drejt Bashkimit Evropian është interes strategjik shtetëror. Këto deklarata ajo i...
13:38 | 03/06/2026