Zgjedhja e presidentit, analisti Ramadani: Nuk mund ta marrë PDK-ja, zgjedhjet janë skenari i mundshëm
Analisti Shkodran Ramadani u shpreh për Euronews Albania se çështja e të pagjeturve në Kosovë po politizohet.
“Palët këtu nuk po gjejnë rrugë të komunikojnë racionalisht me njëra-tjetrën, pa e personalizuar debatin dhe pa degjeneruar në akuza shumë të rënda me njëri-tjetrin.
Ka një përpjeke për të politizuar këtë çështje, në fakt më të rëndë, për ta instrumentalizuar për qëllime politike partiake.
Kjo çështje është një plagë e hapur në Kosovë dhe qytetarët do të donin që politikanët që të silleshin me më shumë konsideratë dhe ndjeshmëri sa i përket kësaj çështje.
Janë me qindra dhe me mijëra shqiptarë nuk dihet se ku gjendjen të gjallë apo të vdekur, ndërkohë partitë politike bien aq poshtë me sulmet e tyre, saqë e kontaminojnë të gjithë procesin”, u shpreh ai.
Ramadani foli edhe për çështjen e shumëdiskutuar, atë të zgjedhjes së presidentit. Ai theksoi se nuk e sheh si variant që PDK-ja të marrë postin e presidentit.
“Nuk e shoh se me asnjë variant që PDK të marrë postin e kryeministrit, për shkak që deri më tash ajo ka kërkuar me ngulm postin e Presidentit.
Një gjë të tille e ka aluduar edhe Isa Mustafa, i cili ka thënë që posti i presidentit i takon partisë tjetër më të fuqishme pas nesh, nëse na bashkohen në koalicion.
Pra e ka fjalën për PDK-në.
Ndërkohë AAK është duke insistuar që emri për president të jetë Ramush Haradinaj”, u shpreh zoti Ramadani.
“Nuk e shoh mundësinë që PDK të marrë postin e presidentit, për shkak se Ramush Haradinaj ka bërë më dije që nëse nuk merr postin e presidentit do të tërhiqet nga koalicioni dhe do të bëjë çmos që vendi të shkojë në zgjedhje.
Zgjedhjet duhet të jenë një skenar shumë i mundshëm”, theksoi ai.
Lexoni gjithashtu:
Sherr në Kuvendin e Kosovës, përplasje mes LDK-së dhe Vetëvendosjes për çështjen e të pagjeturve
Nënkryetari i PDK-së: Haradinajn për president s’po e mbështet as koalicioni
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta