28 vende vakante, KLP thirrje për aplikim për prokuror: Kandidatët do t’i nënshtrohen verifikimit të pasurisë dhe të figurës
Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka shpallur thirrje për fillimin e procedurave për plotësimin e 28 pozicioneve vakante në prokuroritë e juridiksionit të përgjithshëm, pranë Gjykatave të Shkallës së Parë dhe të Apelit, për drejtues.
Në njoftimin e KLP-së sqarohet se pas aplikimit, kandidatët do t’i nënshtrohen verifikimit të pasurisë dhe të figurës.
“Në bazë të ligjit ‘Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë’, i ndryshuar, pas dorëzimit të aplikimeve dhe vlerësimit paraprak për plotësimin e kushteve të kandidimit, kandidatët do t’i nënshtrohen verifikimit të pasurisë dhe të figurës.
Kandidatët që plotësojnë kushtet e sipërpërmendura i paraqesin kërkesat e tyre jo më vonë se 2 javë kalendarike nga data e nesërme e shpalljes së thirrjes në faqen e internetit të Këshillit”, thuhet në njoftim.
Në organet e hetimit janë krijuar një sërë vakancash për shkak të procesit të Vettingut, pasi shumë prokurorë janë shkarkuar nga detyra.
Këta të fundit kanë rezultuar me probleme në pasurinë e tyre, pastërtinë e figurës dhe anën profesionale.
Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
LIVE- Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset