Viktimat e tërmetit të 26 nëntorit, 16 persona në gjyq si përgjegjës

20 Nëntor 2020 | 11:13

Një vit nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit, prokuroria e Durrësit ka përfunduar hetimet duke çuar për gjykim 16 persona me akuzën e shpërdorimit të detyrës, vrasjes nga pakujdesia, ndërtim i paligjshëm dhe falsifikim dokumentesh.

Mes tyre janë ish-drejtuesit e Aluiznit, Arben Isaku, Flamur Gjuzi dhe Aldo Dakovelli të cilët akuzohen për shpërdorim detyre së bashku me ish-zyrtarët e Inspektoratit të Ndërtimit në Durrës, Artur Çela dhe Klajdi Lame.

Po ashtu Ramiz Shehu në cilësinë e projektuesit dhe ndërtuesit të banesës së familjes Lala në ish-kënetë ku humbën jetën 8 persona, akuzohet për vrasje nga pakujdesia 8 herë. Për vrasje nga pakujdesia me pasojë humbjen e 5 jetëve, janë marrë të pandehur edhe 3 pronarë hotelesh ndërsa hetimet 1-vjeçare u udhëhoqën nga dy prokurorë.

Për shpërdorim detyre është marrë i pandehur shefi i shërbimeve në “Shtëpinë e Pushimit” të Ministrisë së Brendshme, Kujtim Hasa, ku në një prej godinave humbi jetën efektivi Bajram Hajdarmetaj.

Për të njëjtën akuzë do të përgjigjen në gjykatë edhe tre specialistë të Aluiznit ndërsa për falsifikim dokumentesh dhe ndërtim i paligjshëm akuzohen Nevjana Isufi dhe Artur Terziu,  i cili shndërroi apartamentin në katin e parë të një pallati 6-katësh në bar kafe.

Në Durrës pati 23 jetë të humbura nga shembja e 7 objekteve. Ndërkohë në të gjithë vendin nga tërmeti i 26 nëntorit pati 51 viktima.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026