COVID-19 godet meshkujt, vdekshmëria deri më tani 3%, femrat më imune ndaj virusit

20 Nëntor 2020 | 11:19

Shifrat zyrtare që raportohen çdo ditë për COVID-19 zbulojnë se femrat janë më imune se meshkujt. Mbi 60 për qind e vdekjeve në Shqipëri dhe në rang global i përkasin gjinisë mashkullore. Rastet e mbyllura deri më tani flasin për vdekshmërinë 3%. 

Teksa numri i individëve me COVID-19 në Shqipëri ka kaluar 30 mijë, statistikat e përpunuara nga ISHP tregojnë se në ndarje gjinore numri i femrave të prekura është më i madh se numri i meshkujve.

Në raport ky numër superon lehtë me 52%, por statistikat përmbysen kur bëhet fjalë për fatalitetet. Numri i vdekjeve deri në datën 20 nëntor është 653, nga të cilët 67 për qind janë meshkuj dhe 33 femra.

Edhe në Maqedoninë e Veriut, deri më date 15 nëntor, janë regjistruar gjithsej 853 persona të vdekur të gjinisë mashkullore dhe 485 të vdekur të gjinisë femërore.

Një prirje e tillë vihet re edhe në vende të tjera, ku Italia ka regjistruar rreth 60 për qind të vdekjeve për gjininë mashkullore. Kjo shifër për Spanjën përllogaritet 59%, për Gjermaninë 58% dhe për Neë Yorkun 69%.

Studiuesit janë munduar të japin një shpjegim për këtë sjellje të diferencuar të gjinive ndaj të njëjtit patogjen dhe shpjegimi më domethënës mbështetet në mënyrën e funksionimit të sistemit imunitar. Disa proteina të sistemit imunitar te angazhuara kundër viruseve sillen në mënyrë të ndryshme në dy gjinitë. Sistemi imunitar i lindur dhe i fituar i femrave konsiderohet me i fortë se ai i meshkujve. Një nga këto ndryshime qëndron në praninë e një proteine të veçantë që quhet receptori i tipit Roll (Roll7).

Ndërkohë sa i përket statistikave të rasteve të mbyllura, deri më tani sipas universitetit John Hopkins, vdekshmëria nga coronavirusi mbërrin në 3 për qind. E thënë ndryshe nga 41 milionë individë të prekur, 1.4 milionë nuk e kanë fituar betejën me sëmundjen.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, mbërriti për mjekim të specializuar në Spitalin të Traumës ku...
10:55 | 04/06/2026

Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:45 | 04/06/2026

Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:27 | 04/06/2026